Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

SHBA garanton Katarin me urdhër presidencial

TV NewsBy TV News1 Tetor, 2025 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka lëshuar urdhër ekzekutiv duke u zotuar për të mbrojtur sigurinë e Katarit, përfshirë ndërhyrjen ushtarake nëse vendi sulmohet, transmeton Anadolu.

Urdhri erdhi tre javë pasi Izraeli kreu sulme ajrore që shënjestruan udhëheqësit e Hamasit në Doha, gjë që shkaktoi kritika të ashpra si nga zyrtarët e Katarit ashtu edhe nga ata amerikanë.

Urdhri i lëshuar të hënën siç duket e siguron Katarin se një sulm i tillë nuk do të ndodhë përsëri, duke deklaruar se çdo sulm ndaj vendit do të konsiderohet “kërcënim për paqen dhe sigurinë e SHBA-së”.

Katari, ku ndodhet baza më e madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, prej kohësh e ka konsideruar SHBA-në, si shumë nga fqinjët e saj të Gjirit, një garantues të rëndësishëm të sigurisë. Kjo e bëri sulmin e fundit të Izraelit, pavarësisht lidhjeve të tij të ngushta me Washingtonin, veçanërisht alarmues për zyrtarët e Katarit.

Urdhri ekzekutiv thotë se nëse Katari sulmohet, SHBA-ja duhet të “marrë të gjitha masat e ligjshme dhe të përshtatshme, përfshirë ato diplomatike, ekonomike dhe nëse është e nevojshme, ushtarake, për të mbrojtur interesat e SHBA-së dhe të shtetit të Katarit”.

“Shtetet e Bashkuara do ta konsiderojnë çdo sulm të armatosur ndaj territorit, sovranitetit ose infrastrukturës kritike të Shtetit të Katarit si një kërcënim për paqen dhe sigurinë e Shteteve të Bashkuara.

Në rast të një sulmi të tillë, Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin të gjitha masat e ligjshme dhe të përshtatshme – duke përfshirë ato diplomatike, ekonomike dhe, nëse është e nevojshme, ushtarake – për të mbrojtur interesat e Shteteve të Bashkuara dhe të Shtetit të Katarit dhe për të rivendosur paqen dhe stabilitetin.

Sekretari i Luftës, në koordinim me Sekretarin e Shtetit dhe Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, do të mbajë një planifikim të përbashkët për situata të paparashikuara me Shtetin e Katarit për të siguruar një përgjigje të shpejtë dhe të koordinuar ndaj çdo agresioni të huaj kundër Shtetit të Katarit.”, thuhet në urdhrin ekzekutiv.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, mbrojti sulmet e shtatorit, duke i përshkruar ato si pjesë të objektivit të hershëm të Izraelit për t’u hakmarrë për sulmin e udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor më 7 tetor të vitit 2023. Netanyahu gjithashtu e ka akuzuar Katarin se i ofron “strehë të sigurt” Hamasit.

Më vonë, llogaria e kryeministrit të Izraelit në mediat sociale të kompanisë amerikane X postoi se Netanyahu, në një telefonatë me kryeministrin e Katarit, tha: “Z. Kryeministër, dua që ju të dini se Izraeli ndien keqardhje që një nga qytetarët tuaj u vra në sulmin tonë”.

Izraeli ka mbajtur lidhje jozyrtare me Katarin, i cili, së bashku me Egjiptin, ka vepruar si ndërmjetës në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.

Lexuar: 23

Lajme te ngjashme

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

Lajmet e fundit

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.