Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

29 Nëntor, 2026

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Trump paraqet planin 21-pikësh për t’i dhënë fund luftës në Gaza, udhëheqësit arabë thonë “po”, çfarë kushtesh vendosin ata

TV NewsBy TV News24 Shtator, 2025 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Donald Trump u paraqiti dje në Nju Jork udhëheqësve arabë dhe myslimanë “planin e tij me 21 pika” për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të qeverisur rajonin pas Hamasit.

Sipas burimeve të Axios, Trump theksoi se lufta duhet të përfundojë menjëherë, pasi “çdo ditë që vazhdon, Izraeli bëhet më i izoluar ndërkombëtarisht”.

“Ne jemi optimistë, dhe do të thoja të sigurt, se në ditët në vijim do të kemi njëfarë progresi”, tha i dërguari special i presidentit amerikan në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.

Parimet kryesore të “planit me 21 pika”

Parimet qendrore të propozimit të Trump përfshijnë:

– Lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura.

– Armëpushim i përhershëm.

– Tërheqje graduale e Izraelit nga i gjithë Rripi i Gazës.

– Plan pas luftës me një mekanizëm qeverisjeje në Gaza pa Hamasin.

– Krijimi i një force sigurie që do të përfshijë palestinezë, si dhe ushtarë nga vendet arabe dhe myslimane.

– Financimi nga vendet arabe dhe myslimane për administratën e re në Gaza dhe rindërtimin e zonës.

Trump u kërkoi udhëheqësve dhe zyrtarëve të lartë nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Egjipti, Jordania, Turqia, Indonezia dhe Pakistani, të cilët morën pjesë në takim, mbështetjen e tyre për këto parime themelore dhe angazhimin e tyre për të marrë pjesë në planin e pas luftës.

Kushtet e udhëheqësve arabë

Sipas dy burimeve, udhëheqësit arabë vendosën kushte specifike për të mbështetur planin:

– Izraeli të mos aneksojë pjesë të Bregut Perëndimor ose Gazës.

– Izraeli të mos pushtojë territor në Gaza.

– Izraeli të mos ndërtojë vendbanime në Gaza.

– Të ndalojë minimin e regjimit në Xhaminë Al-Aksa.

– Të rrisë menjëherë ndihmën humanitare për Gazën.

Trump, sipas të njëjtave burime, i siguroi udhëheqësit arabë dhe myslimanë se nuk do ta lejonte Izraelin të aneksonte pjesë të Bregut Perëndimor.

Në fund të takimit, ata shprehën mbështetjen e tyre për planin dhe u zotuan të merrnin pjesë në zbatimin e tij.

Në një deklaratë të përbashkët të mërkurën, udhëheqësit e shtatë vendeve arabe dhe myslimane që morën pjesë në takim shprehën mbështetjen e tyre për planin e Trump.

“Ne riafirmojmë angazhimin tonë për të punuar me Presidentin Trump”, thanë ata.

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi vlerësoi iniciativën e Trump.

“Vlerësoj përpjekjet e Presidentit Trump për të ndaluar luftën në Gaza dhe përpjekjet e tij për paqe në Lindjen e Mesme në tërësi. I shoh propozimet që ai paraqiti si një themel për ndërtimin e paqes”, tha ai.

Zyrtarët arabë thanë se takimi ishte “shumë i mirë” dhe se Trump është “absolutisht i përkushtuar” për t’i dhënë fund luftës./vizionplus.tv

Lexuar: 48

Lajme te ngjashme

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

Lajmet e fundit

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

29 Nëntor, 2026

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.