Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Mirvete Misini – Një sezon i jashtëzakonshëm dhe një ëndërr e madhe

30 Maj, 2026

Me pikët maksimale në nivel republikan dhe e ranguar e para në komunë, Zejnepe Bajrami avancon në titullin Mësimdhënëse Këshilltare

30 Maj, 2026

Nga java e ardhshme, ulje e madhe e çmimit të naftës në Maqedoninë e Veriut

30 Maj, 2026

Murati: Pagat janë rritur 53% gjatë Qeverisë Kurti

30 Maj, 2026

Kurti bën homazhe në Marinë në nderim të dëshmorëve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj

30 Maj, 2026

Mickoski: Inspektimet për zbatimin e ligjit për mbrojtje nga duhani do të jenë rigoroze

30 Maj, 2026

Ky është motoristi 19 vjeçar që humbi jetën pas goditjes nga vetura në Shkup

30 Maj, 2026

Zbulohen fitimet e biznesit legal të Gruevskit në Hungari?!

30 Maj, 2026

Kanalizimi i hapur i shqetëson banorët e Rramanlisë, Komuna e Kumanovës i anashkalon kërkesat e banorëve (VIDEO)

30 Maj, 2026

Sulejmani: Kongresi i VLEN-it bashkoi shqiptarët, të tjerët krijuan përçarje

30 Maj, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 30 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

I përfshirë në fushatë kundër Palestinës, Dua Lipa shkarkon menaxherin e saj

TV NewsBy TV News24 Shtator, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ylli ndërkombëtar i muzikës pop me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, ka ndërprerë bashkëpunimin me menaxherin e saj prej vitesh, David Levy, pasi ky i fundit rezultoi të ishte përfshirë në një fushatë për të penguar pjesëmarrjen e një grupi muzikor pro-palestinez në Festivalin Glastonbury.

Mediat britanike raportuan se Levy ishte ndër nënshkruesit kryesorë të një letre “private dhe konfidenciale”, drejtuar themeluesit të festivalit, Michael Eavis, ku kërkohej që grupi irlandez Kneecap, i njohur për qëndrimet e tij pro-palestineze, të përjashtohej nga line-up-i i festivalit.

Pasi kjo letër u bë publike, Dua Lipa reagoi duke e shkarkuar menjëherë Levy-n nga roli i tij si menaxher. Një burim nga industria muzikore tha për mediat britanike se “Dua e bëri të qartë që David Levy nuk do të kishte më asnjë rol në prodhimin apo menaxhimin e muzikës së saj”. Burimi shtoi gjithashtu se këngëtarja është një zë i fuqishëm në mbështetje të të drejtave të palestinezëve dhe nuk toleron taktika të tilla përjashtuese.

Dua Lipa është shprehur edhe më herët në mënyrë të hapur në mbështetje të Palestinës. Në maj të vitit 2024, ajo e cilësoi sulmet izraelite në Gaza si “gjenocid” në një postim në Instagram, ku numëron mbi 88 milionë ndjekës. Po ashtu, gjatë festivalit Sunny Hill në Prishtinë këtë gusht, në ekranin gjigant u shfaq mesazhi “Liri për Palestinën”.

Pavarësisht presionit nga letra ku ishte përfshirë Levy, grupi Kneecap arriti të performojë në Glastonbury në korrik. Pas disa ankesave të izoluara, policia nisi një hetim të shkurtër, por e mbylli për mungesë provash. Grupi e cilësoi hetimin si “frikësim politik”.

Ndërkohë, që nga 7 tetori 2023, fushata ushtarake e Izraelit në Gaza ka rezultuar në vrasjen e rreth 65,300 palestinezëve, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, duke shkaktuar dënim ndërkombëtar dhe akuza për gjenocid.

/vizionplus.tv

Lexuar: 146

Lajme te ngjashme

Dronët rusë bonbardojnë një bllok banesash në Rumani, plagosen dy persona

Sulm me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, autori vritet nga agjentët e Shërbimit Sekret

Të paktën 100 vdekje të raportuara nga shpërthimi i Ebolës në RD të Kongos

Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit

Fluturimet e verës/ Lajm jo i mirë për turistët

Autoritetet zvicerane kanë konfirmuar një rast të Hantavirusit të zbuluar te një pasagjer në anijen turistike MV Hondius

Lajmet e fundit

Mirvete Misini – Një sezon i jashtëzakonshëm dhe një ëndërr e madhe

30 Maj, 2026

Me pikët maksimale në nivel republikan dhe e ranguar e para në komunë, Zejnepe Bajrami avancon në titullin Mësimdhënëse Këshilltare

30 Maj, 2026

Nga java e ardhshme, ulje e madhe e çmimit të naftës në Maqedoninë e Veriut

30 Maj, 2026

Murati: Pagat janë rritur 53% gjatë Qeverisë Kurti

30 Maj, 2026

Kurti bën homazhe në Marinë në nderim të dëshmorëve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj

30 Maj, 2026

Mickoski: Inspektimet për zbatimin e ligjit për mbrojtje nga duhani do të jenë rigoroze

30 Maj, 2026

Ky është motoristi 19 vjeçar që humbi jetën pas goditjes nga vetura në Shkup

30 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.