Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

29 Nëntor, 2026

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Krijimi i këtij rrjeti do të shërbejnë si portë hyrëse për zhvillimin ekonomik – faxweb

TV NewsBy TV News23 Shtator, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sot u zhvillua në Monako, Konferenca e 5-të Ndërkombëtare për Marinat e Qëndrueshme dhe ato Inteligjente.

Shqipëria merr pjesë për herë të parë, pasi për herë të parë, ne kemi nisur dizenjimin e një strategjie për zhvillimin e marinave nga veriu deri në jug, për ta kthyer Shqipërinë në një hub në zemër të Mesdheut, ashtu siç kanë bërë edhe fqinjët tanë, Kroacia, Mali i Zi apo Greqia.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pas takimit ndërkombëtar për Marinat Inteligjente dhe të Qëndrueshme, u shpreh se është shumë e rëndësishme që Shqipëria të jetë në të njëjtin hap me vendet e tjera europiane.

“Vitet e fundit industria detare ka njohur një zhvillim të qenësishëm. Plani për ndërtimin e një porti të ri komercial në zonën e Porto-Romanos, apo ndërtimi i portit të ri në Triport, i ka dhënë një hov të ri industrisë së marinave, pasi marina e Durrësit dhe marina e Vlorës shumë shpejt do të nisin operacionet e tyre. Por nga ana tjetër, kjo industri e re, pjesë e industrisë detare, po zhvillohet me hapa të qenësishëm dhe inovatore në të gjithë Europën.

Shqipëria duhet të jetë në të njëjtin hap edhe me vendet e tjera evropiane dhe dita e sotme në Monako ka shërbyer për të bërë lidhje shumë të mira, duke nisur nga qeveritë e ndryshme që merrnin pjesë, siç ishte rasti i Ministres së Punëve Publike dhe Industrisë Detare të Monakos, apo edhe kolegë të tjerë, por ndërkohë, pata rastin që të diskutojë me shumë investitorë të huaj nga e gjithë bota, të cilët janë shumë të interesuar për industrinë detare në Shqipëri.

Gjatë ditës së sotme isha i shoqëruar së bashku me skuadrën e Luca Dini dhe me arkitektin e njohur italian, i cili tashmë prej disa muajsh punon me Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Energjisë për të dizenjuar këtë strategji kombëtare, strategjinë e Marinave Inteligjente dhe të Qëndrueshme. E gjithë kjo punë do ta kthejë Shqipërinë në një hub mesdhetar të një industrie si pjesë e turizmit. Turizmit, që tashmë është kthyer në një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë tonë, por, që nga ana tjetër duhet të ketë sa më shumë inovacion për të prodhuar një qëndrueshmëri edhe për dekadat e ardhshme.

Sot ishte një ditë e shkëlqyer për të promovuar të gjithë ecurinë e infrastrukturës shqiptare. Asaj të aviacionit, infrastrukturës rrugore, por mbi të gjitha infrastrukturës detare dhe lajmi më i mirë është se kjo infrastrukturë e re, ky sektor i ri, që do të zhvillohet në vendin tonë, do të ketë nevojë për djem dhe vajza të reja të cilat duhen trajnuar dhe duhen shkolluar mbi këto inovacione dhe industrisë detare, për ta kthyer vendin tonë në një pikë tërheqëse për të gjithë ata që dëshirojnë të zhvillojnë jetën e tyre, pushimet në detin shqiptar”, ka thënë gjatë fjalës së saj Balluku.

 

Lexuar: 24

Lajme te ngjashme

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

Lajmet e fundit

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

29 Nëntor, 2026

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.