Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

29 Nëntor, 2026

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Avionët rusë shkelën hapësirën ajrore estoneze, vjen reagimi nga Moska: Fluturimi u krye në përputhje me rregullat ndërkombëtare

TV NewsBy TV News20 Shtator, 2025 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Tre avionë luftarakë rusë MiG-31 shkelën hapësirën ajrore estoneze të premten. Avionët qëndruan në hapësirën ajrore estoneze për 12 minuta.

Incidenti ndodh vetëm 10 ditë pasi dronët rusë hynë në hapësirën ajrore polake.

Lexo edhe :

Related Posts

Ministria ruse e Mbrojtjes ka reaguar disa orë pas ngjarjes. Sipas ministrisë thuhet se MiG-31 rusë kryen një fluturim të planifikuar nga Karelia në rajonin e Kaliningradit dhe hapësira ajrore estoneze nuk u shkel.

“Fluturimi u krye në përputhje të rreptë me rregullat ndërkombëtare mbi përdorimin e hapësirës ajrore, pa shkelur kufijtë e shteteve të tjera, siç konfirmohet nga mjetet objektive të kontrollit. Gjatë fluturimit, avioni rus nuk devijoi nga rruga e rënë dakord dhe nuk shkeli hapësirën ajrore estoneze. Trajektorja e fluturimit të avionit kaloi mbi ujërat neutrale të Detit Baltik, më shumë se tre kilometra nga ishulli Vaindlo”, tha në një deklaratë Ministria ruse e Mbrojtjes.

Ndërkohë ditën e djeshme ka reaguar edhe BE. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se Unioni do t’i përgjigjet me vendosmëri çdo provokimi të Rusisë.

Edhe shefja e Diplomacisë Evropiane, Kaja Kallas ka shprehur mbështetjen për vendet anëtare përballë çdo provokimi rus.

Von der Leyen: “Ne do t’i përgjigjemi provokimeve të Moskës”

“Evropa qëndron në solidaritet me Estoninë përballë shkeljes së fundit të hapësirës sonë ajrore nga Rusia. Ne do t’i përgjigjemi me vendosmëri çdo provokimi, duke investuar njëkohësisht në forcimin e krahut tonë lindor. Ndërsa kërcënimet intensifikohen, do të rritet edhe presioni ynë. U bëj thirrje udhëheqësve të BE-së që të miratojnë me shpejtësi paketën tonë të 19-të të sanksioneve”, shkroi Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në X.

Kallas: “Avionët rusë në Estoni janë një provokim i rrezikshëm”

“Shkelja e sotme e hapësirës ajrore estoneze nga avionët ushtarakë rusë përbën një provokim jashtëzakonisht të rrezikshëm. Ky është shkelja e tretë e hapësirës ajrore të BE-së brenda pak ditësh, duke përkeqësuar më tej tensionet në rajon. BE shpreh solidaritetin e saj të plotë me Estoninë. Jam në kontakt të ngushtë me qeverinë estoneze. Ne do të vazhdojmë të mbështesim shtetet tona anëtare. Putini po e vë në provë vendosmërinë e Perëndimit. Ne nuk duhet të tregojmë dobësi”, shkroi Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas.

Po ashtu edhe vendi ynë ka reaguar ditën e djeshme. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka dënuar shkeljen e hapësirës ajrore estoneze nga avionët rusë. Me anë të një postimi në “X”, Spiropali thekson se Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me aleatin tonë, Estoninë.

Spiropali: “Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Estoninë”

“Thellësisht të shqetësuar nga shkelja e hapësirës ajrore estoneze nga tre avionë luftarakë rusë Mig-31 këtë mëngjes. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatin tonë, Estoninë. NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë”, shkruan Spiropali.

/vizionplus.tv

Lexuar: 31

Lajme te ngjashme

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

Lajmet e fundit

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

29 Nëntor, 2026

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.