Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i PS, një javë më parë në Asamblenë socialiste prezantoi Ogerta Manistirliun si kandidate për Bashkinë e Tiranës, po PD e ka një emër sot.
I ftuar në studion e Quo Vadis deputeti Luan Baçi u pyet nga moderatorja Pranvera Borakaj se cilët janë tre emrat që qarkullojnë në PD se mund të vihen përballë Manastirliut?
Baçi tha se demokratët kanë shumë emra, por më i rëndësishëm se emri aktualisht është e nevojshme sigurimi për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Kë keni ju kandidatin më të mrië ëpr të garuar ëprballë Manastirliut?
PD duhet të punojë fort që të kei zgjedhje të lria dhe të dnershme, pa këtë është e kotë të mendosh për emra kandidatësh. E dyta burimet njerëzore të PD janë të pafund.
Borakaj: Tre emra që janë shumë të mirë?
Baçi: Unë nuk kam emra konkretë.
Lita: A ka menduar ndonjëherë PD të kandidojë një figurë jopolitike?
Baçi: Po ka disa. Pse keni harruar që PD ka kandiduar Halim Kosovën, ka qenë një figurat më të mira, një emër i madh në Tiranë.
Borakaj: A rrezikojnë sabotimin këta emrat që vijnë nga jashtë?
Baçi: PD asnjëherë nuk ka qenë e mbyllur. Unë mendoj që duhet një emër gjithpërfshirës.