Kush janë kandidaturat demokrate që do të garojnë për Bashkitë?
Ishte kjo pyetja që ka sjellë përplasje mes analistëve dhe përfaqësuesve të opozitës në studion e Quo Vadis në Vizion Plus.
Gazetari Denis Minga kritikoi vonesat e PD-së në shpalljen e kandidatëve, duke theksuar se duket sikur kjo parti ka frikë nga garat. Ai u shpreh se socialistët zgjohen që në orën 4 të mëngjesit, ndërsa demokratët që janë në opozitë zgjohen në orën 12 të drekës, duke ia kaluar edhe Bashës.
Ndërkohë, deputeti demokrat Luan Baçi u përgjigj duke thënë se gazetari nuk fle me ta dhe nuk ka nga ta dijë.
Pjesë nga biseda:
Dervishi: Një aset politik i PD-së për të garuar për Bashkinë e Tiranës mund të ishte Gazmend Bardhi. Do ishte një përballje e bukur edhe për t’u parë nga ana politike. Një emër jo politik do ishte Brisida Shehaj, drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve.
Minga: PD nuk duhet të vazhdojë kështu me këto vonesa. Duket sikur kjo parti ka frikë nga garat. Nxirrini kandidatët se duhet të jenë në terren ata të punojnë. Ata që janë në pushtet çohen që në 4 të mëngjesit, këta që janë në opozitë çohen në 12, ia kalojnë edhe Bashës.
Baçi: Ti nuk fle me ne ta dish kur çohemi.
Minga: Ishte në mënyrë figurative. Pse nuk janë kandidatët në Vlorë? Në Berat pse s’e ke kandidatin?
/vizionplus.tv