Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

29 Nëntor, 2026

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Ndaloni masakrën!”/ Pritet të zgjasë disa muaj, ndërkombëtarët thirrje për ndalimin e ofensivës në Gaza – faxweb

TV NewsBy TV News17 Shtator, 2025 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pas fillimit të ofensivës izraelite në Qytetin e Gazës Bashkimi Evropian dhe Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut bënë thirrje për ndërprerjen e saj.

Ofensiva tokësore e Izraelit në Qytetin e Gazës mund të zgjasë për shumë muaj, thanë përfaqësues të ushtrisë izraelite. Sipas një zëdhënësi ushtria mendon që fillimisht do të duhen disa muaj para se ajo të vërë nën kontroll zonat kyçe. Po ashtu do të duhen disa muaj të tjerë për të eliminuar infrastrukturën e organizatave terroriste në qytet, që ndodhen në veri të Rripit të Gazës, tha Effie Defrin. “Ekziston një rrjet i gjerë tunelesh nën rrugë, që lidhin qendrat e komandës, raketat dhe depot e armëve”, vazhdoi zëdhënësi i ushtrisë. “të gjitha këto janë fshehur qëllimisht nën infrastrukturën civile”. Izraeli vlerëson se në Gazë ka midis 2.000 dhe 3.000 luftëtarë të Hamasit. Por momentalisht këto informacione nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

BE bën thirrje për ndalimin e ofensivës
Pas fillimit të ofensivës izraelite në Qytetin e Gazës Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për t’i dhënë fund “ciklit të dhunës, të shkatërrimit dhe të vuajtjeve”. “Ndërhyrja ushtarake do të çojë në më shumë shkatërrime, më shumë vdekje dhe më shumë zhvendosje”, tha një zëdhënës i Komisionit të BE-së në Bruksel. Gjithashtu, kjo do të “përkeqësojë situatën humanitare tashmë katastrofike dhe do të rrezikojë jetën e pengjeve”, shtoi ai.

Po ashtu zëdhënësi njoftoi se Komisioni Evropian synon të vendosë sanksione kundër Izraelit. Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen njoftoi para disa ditësh se do t’u paraqiste propozime shteteve anëtare për sanksione kundër ministrave ekstremistëdhe kolonëve të dhunshëm në Izrael. Po ashtu Komisioni u ka rekomanduar shteteve anëtare të pezullojnë marrëveshjet tregtare me Izraelin që janë pjesë e një marrëveshjeje partneriteti. Detajet pritet të shpallen gjatë ditës së sotme.

Komisioneri i OKB-së: Ndaloni masakrën
Edhe Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, i bëri thirrje Izraelit që të ndërpresë menjëherë ofensivën tokësore në Qytetin e Gazës. “E vetmja përgjigje është: ndaloni masakrën”, tha ai në Gjenevë. Ai shtoi se ka prova në rritje për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Përshkallëzimi i mëtejshëm është “plotësisht dhe absolutisht i papranueshëm”./ DW

Lexuar: 15

Lajme te ngjashme

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

Lajmet e fundit

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

29 Nëntor, 2026

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.