Bashkimi Demokratik për Integrim kritikoi Ministrin e Mjedisit dhe kandidatin për kryetar të Çairit, Izet Mexhitin, duke e akuzuar se nuk tregoi asnjë përgjegjësi për qytetarët e Shkupit në momentet më kritike.
“Ndërsa ajri në Shkup mbante erë helmi, Izet Mexhiti, i cili me sa duket harroi se ishte Ministër i Mjedisit, nuk tha asnjë fjalë. Ai nuk doli publikisht, nuk dha rekomandime, nuk ofroi informacione, nuk bëri asnjë apel. Kur qytetarët kishin frikë për shëndetin e tyre, gjëja më e rëndësishme për të ishte të transmetonte drejtpërdrejt një ngjarje partiake në Çair, sikur të mos ndodhte asgjë”, njoftoi BDI.BDI pyet pse Mexhiti shmangu konferencën e jashtëzakonshme për shtyp ndërsa banorët e Trubarevës evakuuan në orët e vona dhe nëse ai ka “një grimcë përgjegjësie për pozicionin që i është besuar”.

