Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Imeri Stafai: Nga 100% maqedonisht, Provimin e jurisprudencës e bëjmë shqip

27 Tetor, 2026

Mexhiti për zgjedhjet në Bërvenicë, VLEN përkrah Jahijit

27 Tetor, 2026

Albulena Haxhiu për vizitë në Maqedoninë e Veriut, në Shkup do të ketë regjim të veçantë trafiku

27 Tetor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

27 Tetor, 2026

Vuçiç pranon live humbjen, fiton Lista Studentore zgjedhjet në Serbi

27 Tetor, 2026

“Sonte Vuçiç, nesër Rama” kandidati për president në Austri reagon pas rrëzimit të autokratit të Serbisë

27 Tetor, 2026

Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur, thotë Kamberi

27 Tetor, 2026

Sllovenia vendos kusht për përparimin e Serbisë drejt BE-së: Kërkon arkivat e shërbimeve sekrete

27 Tetor, 2026

Nesër varroset Arlinda Zekaj

26 Tetor, 2026

Fërçkoski paralajmëron efektin domino: Ndryshimet në Serbi mund të tronditin edhe Maqedoninë e Veriut

26 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 27 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ramush Rushiti – Kumanovari që bëri histori në basketbollin e Kosovës

Suad AvdiuBy Suad Avdiu13 Shtator, 2025 Kosovë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ramush Rushiti, i njohur si Kumanovari, në vitet 1988/89 u shpërngul në Kosovë, më saktësisht në Prizren. Që nga ajo kohë, jeton dhe vepron në këtë qytet të lashtë.

Në vitet ’90, Ramushi ishte një nga aktivistët më të përkushtuar në politikën kosovare në qytetin e Prizrenit. Për vite me radhë, ai udhëhoqi Komisionin për Kulturë, Rini dhe Sport në Lidhjen Demokratike të Kosovës – dega në Prizren.

Pas luftës, në vitin 2006, Ramushi themeloi klubin e basketbollit “Junior-06”, dhe pikërisht aty nisi një revolucion në basketbollin kosovar. Me këtë klub, ai ka fituar mbi 20 tituj kampionësh në grupmoshat e ndryshme, për meshkuj dhe femra. Sidomos nga viti 2021 e tutje, “Junior-06” është bërë i pamposhtur në grupmoshat e reja. Me dhjetëra lojtarë të dalë nga ky klub sot janë pjesë e përfaqësueses së Kosovës.

Kulmi i suksesit është padyshim rasti i Erxhan Osmanit, një histori frymëzimi. Erxhani, i lindur në Tropojë – më saktësisht në Bajram Curr të Shqipërisë – e kreu shkollën fillore në Prizren, në shkollën “Loyola”. Ishte viti 2011 kur për herë të parë u takua me trajnerin kumanovar Ramushin, përmes një lojtareje tjetër të klubit – Andrra Nurkollari – e cila atëherë ndiqte mësimet në të njëjtën shkollë.

Pas këtij takimi, trajneri Ramush kontaktoi me menaxhmentin e shkollës, konkretisht me drejtorin Dr. Eugen Qollaku, për të marrë leje që Erxhani t’i bashkohej stërvitjeve të klubit. Dhe ja ku është sot – Erxhan Osmani, një emër i njohur që po shkëlqen në basketbollin turk dhe më gjerë.


Lexuar: 28

Lajme te ngjashme

Imeri Stafai: Nga 100% maqedonisht, Provimin e jurisprudencës e bëjmë shqip

Mexhiti për zgjedhjet në Bërvenicë, VLEN përkrah Jahijit

Albulena Haxhiu për vizitë në Maqedoninë e Veriut, në Shkup do të ketë regjim të veçantë trafiku

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Fërçkoski paralajmëron efektin domino: Ndryshimet në Serbi mund të tronditin edhe Maqedoninë e Veriut

Ndërroi jetë komandant i njohur i UÇK-së, Enver Rifati-Xhaxhi, Ahmeti: Do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë

Lajmet e fundit

Imeri Stafai: Nga 100% maqedonisht, Provimin e jurisprudencës e bëjmë shqip

27 Tetor, 2026

Mexhiti për zgjedhjet në Bërvenicë, VLEN përkrah Jahijit

27 Tetor, 2026

Albulena Haxhiu për vizitë në Maqedoninë e Veriut, në Shkup do të ketë regjim të veçantë trafiku

27 Tetor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

27 Tetor, 2026

Vuçiç pranon live humbjen, fiton Lista Studentore zgjedhjet në Serbi

27 Tetor, 2026

“Sonte Vuçiç, nesër Rama” kandidati për president në Austri reagon pas rrëzimit të autokratit të Serbisë

27 Tetor, 2026

Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur, thotë Kamberi

27 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.