Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kamera në çdo polic, viktimat e dhunës do të mund të dëshmojnë live

27 Nëntor, 2026

Rama: Mickoski nuk më ka lënë përshtypjen që ka rezervë për gjuhën shqipe, megjithatë ne jemi vigjilent

27 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

27 Nëntor, 2026

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Vetëm 15 studentë për gjuhën shqipe!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu12 Shtator, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Profesoresha e gjuhës shqipe Ajtene Qamili Hajdari, në një deklaratë për gazetën KOHA, shpjegoi se në afatin e parë të regjistrimit në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup janë paraqitur vetëm 15 studentë

 

Anëmsha SHABANI

Shkup, 12 shtator – Në vend, interesimi për studimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe po shënon rënie të dukshme. Migrimi masiv i të rinjve, pasiguria ekonomike dhe pagat e ulëta të profesorëve të gjuhës duket se po ndikojnë që gjeneratat e reja të mos e shohin këtë profesion si një perspektivë të sigurt. Kjo situatë po reflektohet dukshëm edhe në universitetet e Shkupit.

Profesoresha e gjuhës shqipe Ajtene Qamili Hajdari, në një deklaratë për gazetën KOHA, shpjegoi se në afatin e parë të regjistrimit në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup janë paraqitur vetëm 15 studentë. Ajo megjithatë shton se në afatin e dytë dhe të tretë zakonisht ka më shumë interes, por thekson se numri i përgjithshëm mbetet i ulët krahasuar me vitet e kaluara. “Në afatin e parë ka pasur diku 15 nxënës të regjistruar në gjuhë dhe letërsi shqipe. Ehe pse pritet që në afatet e tjera të rritet numri, në përgjithësi nuk është aq i madh sa dikur,” tha Qamili Hajdari.

Ndërkaq, shumë të rinj sot e perceptojnë studimin e gjuhës shqipe si një fushë pa perspektivë të qartë pune, duke qenë se tregu favorizon profesione teknike, juridike apo ekonomike. Në anën tjetër, mësimdhënësit e shqipes shpesh përballen me paga të ulëta dhe kushte pune që nuk ofrojnë motivim. Këto faktorë të kombinuar kanë bërë që numrat e regjistrimit të bien vit pas viti.

Situata nuk ndryshon as në Fakultetin Filologjik “Bllazhe Koneski”, ku Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe ka raportuar po ashtu vetëm 15 studentë të regjistruar në afatin e parë. Edhe këtu, krahasuar me vitet e shkuara, interesi është më i ulët, duke ngritur shqetësime për të ardhmen e gjuhës shqipe në arsimin e lartë.

Ndryshe, ky trend negativ ngre pyetje serioze për perspektivën e studimeve humaniste në vend, veçanërisht në kohën kur tregu i punës favorizon drejtimet teknike dhe shkencore, ndërsa gjuhëtarët dhe mësimdhënësit e shqipes përballen me kushte të vështira pune dhe motivim të ulët financiar.

Ajten Ajdini Kadriu po ashtu profesoreshë e gjuhës shqipe, deklaroi për gazetën KOHA se, interesimi për studimin e gjuhës shqipe po shënon rënie të dukshme, dhe kjo lidhet me disa faktorë shqetësues. “Së pari, leximi është gjithnjë e më i pakët te të rinjtë, gjë që varfëron shprehitë gjuhësore dhe kulturën e leximit. Për më tepër, punësimi shpesh varet nga njohjet personale dhe lidhjet partiake, duke ulur motivimin për të studiuar dhe për të ndërtuar karrierë mbi bazën e dijes. Një tjetër problem është mungesa e kushteve, shkollat ofrojnë çdo vit të njëjtat lektyra dhe libra pa freski dhe pa përshtatje me kohën, çka i bën mësimet monotone. Së fundi, qasja e dobët në internet kufizon mundësinë e nxënësve për të zbuluar burime të reja dhe për të pasuruar njohuritë e tyre. Të gjitha këto së bashku e bëjnë gjuhën shqipe të duket më pak tërheqëse për brezat e rinj”, shtoi profesoresha Ajtene Ajdini Kadriu. (koha.mk)

Lexuar: 15

Lajme te ngjashme

Kamera në çdo polic, viktimat e dhunës do të mund të dëshmojnë live

Rama: Mickoski nuk më ka lënë përshtypjen që ka rezervë për gjuhën shqipe, megjithatë ne jemi vigjilent

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

Lajmet e fundit

Kamera në çdo polic, viktimat e dhunës do të mund të dëshmojnë live

27 Nëntor, 2026

Rama: Mickoski nuk më ka lënë përshtypjen që ka rezervë për gjuhën shqipe, megjithatë ne jemi vigjilent

27 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

27 Nëntor, 2026

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.