Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Studentët pritet të përfitojnë 20 % zbritje gjatë gjithë vitit

29 Nëntor, 2026

21 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga

29 Nëntor, 2026

“E Majta”: Në Onkologji për një javë të tërë po mungojnë barnat bazike për pacientët

29 Nëntor, 2026

Formalizohet marrëveshja për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kurti kërkon bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës

29 Nëntor, 2026

“Bechtel dhe Enka“ kërkon 1.200 punëtorë në Maqedoninë e Veriut, me paga nga 975 deri në mbi 2.200 euro – Ja cilat profesione po kërkohen!

29 Nëntor, 2026

Për shkak të reshjeve të borës, LAMM vendos ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda në disa akse rrugore

29 Nëntor, 2026

Filipçe i përgjigjet Zaevit: “Askush nuk mund të më kontrollojë!”

29 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti feston 28 Nëntorin me bashkatdhetarët në Zvicër: Një flamur na bashkon dhe një histori na lidhë

29 Nëntor, 2026

“Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne”/ Pas revoltës së 28 Nëntorit, sot sërish protestë kombëtare

29 Nëntor, 2026

NP “Rrugët e Maqedonisë”: Ekipet janë në terren, të gjitha rrugët janë të kalueshme

29 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kualifikueset e Botërorit 2026, luhet sonte Zvicër-Kosovë – faxweb

TV NewsBy TV News6 Shtator, 2025 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sonte, nga ora 20:45, zhvillohet përballja mes Zvicrës dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Grupi B.

Takimi do të luhet në Zvicër dhe pritet me shumë interes nga të dyja kombëtaret, të cilat kanë objektiva të qarta për të siguruar një vend në turneun më të madh të futbollit botëror.

UEFA ka caktuar gjyqtarin polak Szymon Marciniak si kryesor të ndeshjes, një emër me përvojë të madhe në arenën ndërkombëtare. Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë në shkallët e stadiumit, pasi përballja ka një ngarkesë të veçantë emocionale për shkak të lidhjeve të forta mes dy vendeve.

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka deklaruar se këtë herë duelin me Kosovën nuk e sheh më si një ndeshje me karakter vëllazëror, duke nënvizuar rëndësinë e pikëve në këtë garë kualifikuese. Nga ana tjetër, trajneri i Kosovës, Franco Foda, dhe sulmuesi Vedat Muriqi janë shprehur optimistë se ekipi i tyre mund të arrijë një rezultat pozitiv kundër Zvicrës.

Kosova vjen në këtë sfidë me besim te brezi i ri i lojtarëve, ndërsa Zvicra mbetet favorite për shkak të përvojës dhe rezultateve të arritura ndër vite.

Ky takim konsiderohet vendimtar për ecurinë e të dyja kombëtareve në grupin kualifikues dhe pritet të dhurojë emocione të forta për tifozët shqiptarë e zviceranë.

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se tifozët dardanë para ndeshjes do të mblidhen në “Christoph Merian Park”, duke filluar nga ora 14:00. Ky vend është përcaktuar si pikëtakimi zyrtar i mbështetësve të Kosovës, para marshimit drejt stadiumit.

“Le të jehojnë këngët dhe atmosfera drithëruese për kombëtaren e atdheut të shenjtë që kemi, për të marshuar të gjithë së bashku më vonë në stadium dhe për të sunduar në tribuna Dardanët me përkrahje, kurse futbollistët në fushë me rezultat pozitiv”, thuhet në njoftim.

Federata apelon tek tifozët që përkrahja të jetë e fuqishme dhe e organizuar, për të krijuar një atmosferë unike në tribunat e stadiumit të Bazelit.

Pas ndeshjes së sotme, përfaqësuesja e Kosovës do të përballet më 8 shtator me Suedinë, në stadiumin “Fadil Vokrri” (Prishtinë).

Kosova bën pjesë në Grupin B të kualifikueseve për në Botërorin 2023, së bashku me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.

Sonte, në të njëjtën orë (20:45), luhet ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo mes Sllovenisë dhe Suedisë. Kujtojmë që këto janë ndeshjet e para të Grupit B për eliminatoret e Botërorit 2026.

Lexuar: 20

Lajme te ngjashme

21 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga

Formalizohet marrëveshja për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kurti kërkon bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës

“Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne”/ Pas revoltës së 28 Nëntorit, sot sërish protestë kombëtare

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

Lajmet e fundit

Studentët pritet të përfitojnë 20 % zbritje gjatë gjithë vitit

29 Nëntor, 2026

21 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga

29 Nëntor, 2026

“E Majta”: Në Onkologji për një javë të tërë po mungojnë barnat bazike për pacientët

29 Nëntor, 2026

Formalizohet marrëveshja për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kurti kërkon bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës

29 Nëntor, 2026

“Bechtel dhe Enka“ kërkon 1.200 punëtorë në Maqedoninë e Veriut, me paga nga 975 deri në mbi 2.200 euro – Ja cilat profesione po kërkohen!

29 Nëntor, 2026

Për shkak të reshjeve të borës, LAMM vendos ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda në disa akse rrugore

29 Nëntor, 2026

Filipçe i përgjigjet Zaevit: “Askush nuk mund të më kontrollojë!”

29 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.