Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

RRAHJA NË TETOVË: Një i rritur në paraburgi, Procedurë e rregullt për shtatë të mitur

Suad AvdiuBy Suad Avdiu5 Shtator, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Gjykata Themelore në Tetovë thonë se në me kërkesë të prokurorisë është caktuar masa e paraburgimit të shkurt prej 48 orësh

Urim HASIPI

Tetovë, 5 shtator – Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka filluar procedurë penale ndaj një personi, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në rrahjen ndaj dy nxënësve shqiptarë në afërsi të Shkollës së Mesme Ekonomike “8 Shtatori” në Tetovë. Nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë thonë se gjithashtu për veprën penale dhunë dyshohen edhe shatë të mitur, por procedura për ata është duke shkuar në mënyrë të rregullt.

“Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka filluar procedurë penale kundër një personi të rritur dhe shtatë të miturve për veprën penale ‘Dhunë’, sipas nenit 386 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 3 dhe 1 të Kodit Penal. Viktima janë dy persona të mitur. Sipas kërkesës së prokurorit publik, ndaj të rriturit të dyshuar është caktuar masë paraburgimi afatshkurtër prej 48 orësh, me qëllim që të sigurohen prova në lidhje me pjesëmarrjen e tij në ngjarje. Për të miturit, procedura zhvillohet sipas Ligjit për drejtësinë për fëmijët”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë.

Nga Gjykata Themelore në Tetovë thonë se në me kërkesë të prokurorisë është caktuar masa e paraburgimit të shkurt prej 48 orësh. “Ju njoftojmë se me propozim të Prokuroria Themelore Publike në Tetovë është caktuar masa e paraburgimit të shkurtër prej 48 orësh për një të rritur”, njoftuan nga Gjykata Themelore në Tetovë.

Ndërkaq, nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë thonë se dy të mitur me datë 3 shtator në orën 22:30, në rrugën “Prilepska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar nga liria personin N.Ç. (20) nga Tetova, ndërsa më 04.09.2025, në orën 12:10, në rrugën “Ilinden”, është privuar nga liria edhe D.D. (23) nga fshati Radiovc.

“Gjithashtu, është zhvilluar bisedë zyrtare me 16 të mitur. Ata dyshohen se rreth orës 18:00, në rrugën ‘Bllagoja Toska’ në Tetovë, në grup, kanë sulmuar fizikisht një 17-vjeçar dhe një 15-vjeçar, të dy nga fshati Dobrosht, Komuna e Tearcës, të cilët ishin duke dalë nga shkolla e mesme. Sipas kallëzimit të bërë nga prindërit e tyre, Q.E. (50) dhe H.I. (43) nga Dobroshta, djemtë e tyre kanë qenë bashkë me një të mitur tjetër, i cili ka arritur të ikë nga vendngjarja. Anëtarët e grupit dyshohet të kenë qenë tifozë të një klubi futbolli nga Tetova”, njoftoi zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.

Ndryshe, incidenti ndodhi të mërkurën pasdite, kur anëtarë të tifo grupit Vojvodët, kishin sulmuar dy të mitur shqiptarë, nxënës të Shkollës së Mesme Ekonomike “8 Shtatori” në Tetovë.  Rrahja e dy nxënësve shqiptarë në Tetovë, shkaktoi reagime të mëdha në opinion. Reaguan pothuajse të gjitha partitë politike shqiptare të cilët dënuan këtë akt duke kërkuar që organet ligjzbatuese menjëherë të zbardhin rastin dhe autorët të dalin para drejtësisë. (koha.mk)

Lexuar: 37

Lajme te ngjashme

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.