Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Tre ditë nga grabitja e arit në Kumanovë: Si lëvizën autorët e maskuar dhe ku dyshohet se janë arratisur

29 Nëntor, 2026

Kodra e Diellit -6 gradë, në Mavrovë 28 centimetra borë

29 Nëntor, 2026

Studentët pritet të përfitojnë 20 % zbritje gjatë gjithë vitit

29 Nëntor, 2026

21 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga

29 Nëntor, 2026

“E Majta”: Në Onkologji për një javë të tërë po mungojnë barnat bazike për pacientët

29 Nëntor, 2026

Formalizohet marrëveshja për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kurti kërkon bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës

29 Nëntor, 2026

“Bechtel dhe Enka“ kërkon 1.200 punëtorë në Maqedoninë e Veriut, me paga nga 975 deri në mbi 2.200 euro – Ja cilat profesione po kërkohen!

29 Nëntor, 2026

Për shkak të reshjeve të borës, LAMM vendos ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda në disa akse rrugore

29 Nëntor, 2026

Filipçe i përgjigjet Zaevit: “Askush nuk mund të më kontrollojë!”

29 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti feston 28 Nëntorin me bashkatdhetarët në Zvicër: Një flamur na bashkon dhe një histori na lidhë

29 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Shqipëria fiton në miqësoren ndaj Gjibraltarit, vendos goli i Asanit – faxweb

TV NewsBy TV News5 Shtator, 2025 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shqipëria fitoi me rezultatin 0-1 ndeshjen miqësore ndaj Gjilbraltarit. Në sfidën e luajtur në stadiumin “Europa Point” në Gjilbraltar, kuqezinjtë e Silvinjos fituan falë golit të realizuar nga Jasir Asani në minutën e 69-të. Trajneri Silvinjo hodhi në fushë këtë formacion: Dajsinani (GK), Hysaj (c), Kacurri, Kumbulla, Aliji, Berisha, Pajaziti, Bajrami, Broja, Asani, Daku.

Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 0-0, me kuqezinjtë që krijojnë disa raste për të kaluar në avantazh. Fillimisht me Mirlind Dakun në minutën e 15-të, i cili gjuan topin, por që bllokohet nga kundërshtari. Tenton edhe Asani, por nuk godet siç duhet drejt portës. Jasir Asani provon sërish nga një goditje dënimi në minutën e 17-të, por pa fat.

Medon Berisha tenton në të 34-tën me një goditje të fortë nga distanca, por portieri e devijon topin në këndore. Tre minuta më vonë provon edhe Broja me një aksion të krijuar nga vetë ai, por ndalet nga mbrojtja vendase.

2 minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt, Medon Berisha provon të bëjë mrekullinë nga distanca, por topi devijohet nga një prej mbrojtësve duke u përplasur në traversë dhe përfundoi jashtë.

Me fillimin e pjesës së dytë, trajneri Silvinjo bëri tre zëvendësime, duke hedhur në fushë Arbër Hoxhën, Cristian Shpendin dhe Ivan Balliun në vend të Armando Brojës, Mirlind Dakut dhe Elseid Hysajt.

Rasti i parë në këtë pjesë të dytë vjen nga këmbët e Adrion Pajazitit. Mesfushori provon me një gjuajtje me të djathtën nga distanca, por topi përfundon larg portës.

Në minutën e 52-të, Shpendi dërgon përpara një top për Hoxhën, por arbitri sinjalizon një pozicion jashtë loje. Pak minuta më vonë, Bajrami pason për Shpendin, i cili provon por topi kalon mbi traversë. Provon edhe Hoxha, por nuk arrin të finalizojë.

Tjetër zëvendësim në radhët e Kombëtares, me portieri Dajsinani i cili i lë vendin Simon Simonit.

Kuqezinjtë gjejnë avantazhin në minutën e 69-të falë golit të shënuar nga Jasir Asani, i cili ekzekuton saktë një 11-metërsh.

Trajneri Silvinjo kryen një tjetër ndërrim, me Bajramin i cili i lë vendin Enis Çokajt. Në minutën e 84-t, Hoxha pason topin te Shpendi, por tentativa e sulmuesit bllokohet nga kundërshtarët.

Cristian Shpendi provon sërish, duke gjuajtur topin drejt portës, por kontrollohet nga portieri. Ndeshja miqësore Gjilbraltar – Shqipëri u mbyll me rezultatin final 0-1. Kuqezinjtë do të luajnë të martën në “Air Albania” ndaj Letonisë, takimin e vlefshëm për kualifikueset e Botërorit 2026.

Lexuar: 43

Lajme te ngjashme

21 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga

Formalizohet marrëveshja për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kurti kërkon bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës

“Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne”/ Pas revoltës së 28 Nëntorit, sot sërish protestë kombëtare

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

Lajmet e fundit

Tre ditë nga grabitja e arit në Kumanovë: Si lëvizën autorët e maskuar dhe ku dyshohet se janë arratisur

29 Nëntor, 2026

Kodra e Diellit -6 gradë, në Mavrovë 28 centimetra borë

29 Nëntor, 2026

Studentët pritet të përfitojnë 20 % zbritje gjatë gjithë vitit

29 Nëntor, 2026

21 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga

29 Nëntor, 2026

“E Majta”: Në Onkologji për një javë të tërë po mungojnë barnat bazike për pacientët

29 Nëntor, 2026

Formalizohet marrëveshja për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kurti kërkon bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës

29 Nëntor, 2026

“Bechtel dhe Enka“ kërkon 1.200 punëtorë në Maqedoninë e Veriut, me paga nga 975 deri në mbi 2.200 euro – Ja cilat profesione po kërkohen!

29 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.