Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Nenad Çanak për qeverinë e re në Serbi: „Na doli një Koštunicë kolektive!“

29 Nëntor, 2026

Tre ditë nga grabitja e arit në Kumanovë: Si lëvizën autorët e maskuar dhe ku dyshohet se janë arratisur

29 Nëntor, 2026

Kodra e Diellit -6 gradë, në Mavrovë 28 centimetra borë

29 Nëntor, 2026

Studentët pritet të përfitojnë 20 % zbritje gjatë gjithë vitit

29 Nëntor, 2026

21 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga

29 Nëntor, 2026

“E Majta”: Në Onkologji për një javë të tërë po mungojnë barnat bazike për pacientët

29 Nëntor, 2026

Formalizohet marrëveshja për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kurti kërkon bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës

29 Nëntor, 2026

“Bechtel dhe Enka“ kërkon 1.200 punëtorë në Maqedoninë e Veriut, me paga nga 975 deri në mbi 2.200 euro – Ja cilat profesione po kërkohen!

29 Nëntor, 2026

Për shkak të reshjeve të borës, LAMM vendos ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda në disa akse rrugore

29 Nëntor, 2026

Filipçe i përgjigjet Zaevit: “Askush nuk mund të më kontrollojë!”

29 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Serbët “në lupën” e SHBA-së, ambasadori në NATO: Po i “ruajmë”, në Ballkan stabilitet!

TV NewsBy TV News2 Shtator, 2025 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ambasadori amerikan në NATO, Matthew G. Whitaker, deklaroi në një nga panelet e Forumit Strategjik të Bledit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin nga afër situatën në Serbi dhe në entitetin Republika Sërpska të Bosnje e Hercegovinës.

Qëllimi i Washingtonit është i qartë, sic u kuptua dhe nga mesazhi i ambasadorit: Të mos lejohet asnjë zhvillim që mund të çojë në konflikt rajonal.

“Po ndjekim me shumë kujdes gjithçka që po ndodh si në Republikën Sërpska, ashtu edhe në Serbi. Aktualisht, jemi të përqendruar që situata të mos shndërrohet në një konflikt të mundshëm rajonal. Shtetet e Bashkuara duan stabilitet në Ballkanin Perëndimor e kjo është e rëndësishme edhe për partnerët europianë brenda NATO-s, të cilët e kanë detyrim të veprojnë së bashku në situata krize”, tha Matthew G. Whitaker-a

Serbia ka qenë prej muajsh e përfshirë nga protestat antiqeveritare, të cilat shpesh janë shndërruar në episode dhune, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiç, pa asnjë provë, akuzon agjitatorë të huaj për përpjekje për të nxitur revolucion.

Në Republikën Sërpska, sakaq, Millorad Dodik sfidon vendimin e Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës për t’ia hequr mandatin presidencial pas një dënimi dhe vazhdimisht kërcënon me ndarjen e këtij entiteti nga pjesa tjetër e Bosnjës.

I pyetur nëse NATO-ja do të ndërhynte, nëse kriza politike do të përshkallëzohej në një konflikt të armatosur, sidomos në Bosnje dhe Hercegovinë, por edhe në Serbi, Whitaker kujtoi se aleanca vepron me unanimitet, edhe pse e sheh të largët një skenar të tillë.

“Nëse NATO-ja do të përfshihet… Rregulli numër 1 në politikë është të mos u përgjigjesh hipotezave. Mendoj se duhet të shohim se si do të zhvillohen gjërat”, deklaroi ambasadori i SHBA-së në NATO.

Whitaker shtoi se “NATO-ja është më e fortë se kurrë” dhe se “kjo tha ai me qesëndi, duhet të jetë shumë shqetësuese për kundërshtarët tanë”.

Lexuar: 20

Lajme te ngjashme

21 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga

Formalizohet marrëveshja për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kurti kërkon bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës

“Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne”/ Pas revoltës së 28 Nëntorit, sot sërish protestë kombëtare

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

Lajmet e fundit

Nenad Çanak për qeverinë e re në Serbi: „Na doli një Koštunicë kolektive!“

29 Nëntor, 2026

Tre ditë nga grabitja e arit në Kumanovë: Si lëvizën autorët e maskuar dhe ku dyshohet se janë arratisur

29 Nëntor, 2026

Kodra e Diellit -6 gradë, në Mavrovë 28 centimetra borë

29 Nëntor, 2026

Studentët pritet të përfitojnë 20 % zbritje gjatë gjithë vitit

29 Nëntor, 2026

21 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga

29 Nëntor, 2026

“E Majta”: Në Onkologji për një javë të tërë po mungojnë barnat bazike për pacientët

29 Nëntor, 2026

Formalizohet marrëveshja për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kurti kërkon bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës

29 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.