Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI: Bashkëshortja e shefit të kabinetit të Mexhitit mori 18.000 euro nga Agjencia e Filmit

Suad AvdiuBy Suad Avdiu2 Shtator, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

“Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj kulturës dhe artistëve shqiptarë, një shembull i pastër i nepotizmit dhe keqpërdorimit të fondeve publike”, deklaroi sot Albana Mustafa nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

BDI, sipas Mustafës, alarmon për një skandal të paprecedent: Agjencia e Filmit i ndau 18.000 euro Jehona Ajdinit, bashkëshortes së Halil Lumjanit, shef i kabinetit të Izet Mexhitit.

“Bëhet fjalë për një regjisore të re pa asnjë vepër profesionale, me një të vetmin projekt; një film të shkurtër studentor. Ndërkohë që regjisorët seriozë shqiptarë me vite punë e përvojë ndërkombëtare injorohen, të afërmit e Mexhitit përfitojnë para. Kjo është një poshtërim për komunitetin kulturor shqiptar”, tha Mustafa.

Nga mbi 650 mijë euro të ndara këtë vit, shtoi më tej Mustafa, autorët shqiptarë morën vetëm 128 mijë euro pa asnjë mbështetje për film të gjatë artistik.

“Katër projekte serioze të regjisorëve shqiptarë u refuzuan pa asnjë shpjegim. Në të njëjtën kohë, një regjisor maqedonas mori plot 309 mijë euro për vetëm një projekt. Skandali thellohet edhe më tej nga fakti se në Bordin Drejtues të Agjencisë janë emëruar persona me përkatësi të qartë partiake: Shkëlqim Islami, nip i sekretarit organizativ të Alternativës, dhe Mensur Aliti nga BESA. Agjencia e Filmit është shndërruar në filial partiak të VLEN-it dhe të afërmve të Izet Mexhitit. Ne pyesim publikisht: a është kjo vizioni i Mexhitit për kulturën shqiptare? Deri kur do të poshtërohen dhe eliminohen artistët tanë?”, theksoi Mustafa.

BDI kërkon transparencë të menjëhershme, publikimin e të gjitha vendimeve dhe arsyetimeve të komisioneve, si dhe dorëheqjen e të gjithë atyre që e shndërruan Agjencinë e Filmit në kasë partiake.

“Kultura nuk është pronë private. Ajo u takon të gjithë qytetarëve. Dhe ne nuk do të lejojmë më të keqpërdoret në këtë mënyrë”, përfundoi Albana Mustafa.

Lexuar: 18

Lajme te ngjashme

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.