Në kuadër të vizitave në Çair, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, vizitoi familjen e legjendës së sportit shqiptar dhe botëror, Shaban Tërstena.
Ai shtoi se Shaban Tërstena është figurë e madhe dhe krenari kombëtare, i cili me arritjet e tij olimpike i ka dhënë Çairit dhe gjithë shqiptarëve një vend të veçantë në hartën e sportit botëror.
“Ne synojmë që këtë frymë të sukseseve dhe krenarisë ta shndërrojmë në udhëheqje e vizion politik për Çairin e së ardhmes, një vend që do të nxjerrë figura të mëdha jo vetëm në sport, por edhe në art, kulturë dhe shkencë,” ka shkruar Izet Mexhiti.
Sipas tij, VLEN mbetet e përkushtuar për të nderuar figurat kombëtare dhe për të mbështetur zhvillimin e gjeneratave të reja që do ta çojnë përpara shoqërin tonë.
Kampioni olimpik, Shaban Tërstena theksoi se pas 35 vitesh, për herë të parë, liderë politikë shqiptarë vizituan një sportist shqiptar të shekullit XX një moment i rrallë dhe domethënës për sportin tonë dhe për respektin ndaj një sportistit që kanë dhënë kontribut jashtë zakonisht të madhë për vendin.
“Që nga shpallja e pavarësisë së Maqedonisë, unë kam qenë sportisti i vetëm që nuk kam qenë pjesë e ndonjë subjekti politik dhe nuk kam mbajtur asnjëherë ndonjë detyrë zyrtare në sport as si trajner, selektor apo drejtues. Përkundrazi, shpesh jam kundërshtuar nga ata që, për fat të keq, e kanë dëmtuar dhe shkatërruar sportin ndër vite. Edhe pse jam sportisti shqiptar më i dekoruar me të gjitha titujt sportivë të mundshëm dhe me 19 medalje me vlerë historike, të fituara në pesë kontinente të botës ky rekord vazhdon të qëndrojë edhe sot i pathyer. Kënaqësi e veçantë ishte të mirëpres në shtëpinë time z. Izet Mexhiti, zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Maqedonisë, së bashku me stafin e tij. Biseduam për sportin dhe për rrugët e reja që mund të sjellin suksese dhe medalje ndërkombëtare”, theksoi Tërstena.

