Kryetari i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vizituar gjatë ditës së sotme Shkollën e Futbollit “Lipjani 01”.
Ahmeti tha se është kënaqësi e veçantë të shohë fëmijët duke ushtruar me pasion dhe duke ndjekur ëndrrat e tyre sportive.
“Sporti është forcë, disiplinë dhe shpresë për të ardhmen. Për këtë arsye kemi investuar vazhdimisht në infrastrukturën sportive dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.Përgëzoj menaxhmentin e Klubut Futbollistik “Lipjani 01” për sukseset e arritura. Ne do të jemi gjithmonë në mbështetje të sportistëve tanë” shkruan Ahmeti raporton “Gazeta Blic”.
Ai tha se ‘përveç palestrës sportive në Lipjan, stadioneve dhe fushave të vogla sportive, do të vazhdojmë edhe me rritjen e subvencioneve për sportistët lipjanas’.
Postimi i plotë:
Sot në mëngjes vizitova Shkollën e Futbollit “Lipjani 01”. Ishte kënaqësi e veçantë të shoh fëmijët duke ushtruar me pasion dhe duke ndjekur ëndrrat e tyre sportive.
Sporti është forcë, disiplinë dhe shpresë për të ardhmen. Për këtë arsye kemi investuar vazhdimisht në infrastrukturën sportive dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.
Përgëzoj menaxhmentin e Klubut Futbollistik “Lipjani 01” për sukseset e arritura. Ne do të jemi gjithmonë në mbështetje të sportistëve tanë.
Përveç palestrës sportive në Lipjan, stadioneve dhe fushave të vogla sportive, do të vazhdojmë edhe me rritjen e subvencioneve për sportistët lipjanas.

