Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Imërlije Saliu: Për dy vite e gjysmë qeverisje, VLEN ka rezultate konkrete

29 Nëntor, 2026

Arrestohen dy persona nga Kumanova, dyshohen për vjedhje në kazermë

29 Nëntor, 2026

Venera Azizi me mesazh të fortë për kumanovarët: Kërkoni atë që u takon, na kërko llogari!

29 Nëntor, 2026

Pasuria e liderëve politikë: Çfarë deklaruan para dhe pas marrjes së funksioneve?

29 Nëntor, 2026

Shkon në Kuvend propozimi për lirimin e makinave, dogana nga 7.000 € pritet të bjerë në rreth 2.700 €!

29 Nëntor, 2026

Sela takohet me deputetin austriak Minnich, në fokus integrimi evropian (FOTO)

29 Nëntor, 2026

Nenad Çanak për qeverinë e re në Serbi: „Na doli një Koštunicë kolektive!“

29 Nëntor, 2026

Tre ditë nga grabitja e arit në Kumanovë: Si lëvizën autorët e maskuar dhe ku dyshohet se janë arratisur

29 Nëntor, 2026

Kodra e Diellit -6 gradë, në Mavrovë 28 centimetra borë

29 Nëntor, 2026

Studentët pritet të përfitojnë 20 % zbritje gjatë gjithë vitit

29 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rusia sulm masiv ndaj Ukrainës, edhe fëmijë mes viktimave! Shkatërrohet zyra e delegacionit të BE

TV NewsBy TV News29 Gusht, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Të paktën 14 persona janë vrarë dhe 48 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një sulm i madh rus me dronë dhe raketa në kryeqytetin e Ukrainës gjatë natës dhe mëngjesin e kësaj të enjte.

Ky është sulmi më i madh që Rusia ka kryer ndaj vendit fqinj që nga nisja e përpjekjeve amerikane për t’i dhënë fund luftës. Dy fëmijë të mitur janë në mesin e viktimave, ndërsa bilanci pritet të rëndohet.

Përveç dëmeve në njerëz, edhe dëmet materiale janë kolosale. Të paktën 20 zona në shtatë rajone të Kievit u goditën dhe pothuajse 100 ndërtesa u dëmtuan, përfshirë një qendër tregtare në qendër të kryeqytetit.

Zyra e delegacionit europian u shkatërrua gjithashtu si pasojë e sulmit rus. Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Kosta, dënoi sulmin dhe tha se Europa nuk do të intimidohet nga agresioni rus, por vetëm sa do të shtojë mbështetjen ndaj Ukrainës.

Sipas autoriteteve ukrainase, në sulm u përdorën raketa lundruese dhe balistike.

Presidenti Zelensky reagoi në orët e mëngjesit dhe tha se Rusia po zgjedh balistikën në vend të paqes. Sulmi i fundit, shkroi Zelensky, tregon qartë përgjigjen e Rusisë për përpjekjet diplomatike.

Ai bëri thirrje për reagim ndërkombëtar dhe sanksione të mëtejshme ndaj Moskës.

Nga ana tjetër, Rusia ka reaguar duke thënë se ende e do paqen, por sulmet do të vazhdojnë. Në një njoftim, Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se sulmbombardimet kishin shënjestruar disa objekte dhe baza ushtarake. Moska ka mohuar rregullisht se ka synuar civilët, por dhjetëra kanë vdekur në muajt e fundit gjatë sulmeve në zona me popullsi të dendur.

/vizionplus.tv

Lexuar: 27

Lajme te ngjashme

Nenad Çanak për qeverinë e re në Serbi: „Na doli një Koštunicë kolektive!“

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

Lajmet e fundit

Imërlije Saliu: Për dy vite e gjysmë qeverisje, VLEN ka rezultate konkrete

29 Nëntor, 2026

Arrestohen dy persona nga Kumanova, dyshohen për vjedhje në kazermë

29 Nëntor, 2026

Venera Azizi me mesazh të fortë për kumanovarët: Kërkoni atë që u takon, na kërko llogari!

29 Nëntor, 2026

Pasuria e liderëve politikë: Çfarë deklaruan para dhe pas marrjes së funksioneve?

29 Nëntor, 2026

Shkon në Kuvend propozimi për lirimin e makinave, dogana nga 7.000 € pritet të bjerë në rreth 2.700 €!

29 Nëntor, 2026

Sela takohet me deputetin austriak Minnich, në fokus integrimi evropian (FOTO)

29 Nëntor, 2026

Nenad Çanak për qeverinë e re në Serbi: „Na doli një Koštunicë kolektive!“

29 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.