Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Pas 25 vitesh, sërish do të hapet shkolla e mesme policore

Suad AvdiuBy Suad Avdiu28 Gusht, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga shtatori i vitit 2026 rikthehet shkolla e mesme policore në vend, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, pasi ligji i propozuar me procedurë të shkurtuar tashmë është dorëzuar para deputetëve. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se si do të funksionojë në praktikë, Toshkovski paralajmëroi punësim të garantuar për të gjithë ata që do ta përfundojnë shkollën e mesme policore.

“Çdo person që do të regjistrohet në Akademinë Policore në të ardhmen, në kuadër të shkollës së mesme policore, dhe që do ta përfundojë me sukses, do të bëhet pjesë e strukturave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që do të thotë se garantohet punësimi në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Për fillim, është parashikuar që të integrohen në kuadër të shkollës së mesme policore të specializuar ata nxënës që do të kenë përfunduar vitin e dytë në kuadër të shkollave të tjera të mesme, pra do të fillojnë shkollimin në shkollën e mesme policore në vitin e tretë dhe të katërt”, deklaroi Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Duke iu përgjigjur pyetjes pse në vitin 2017, kur propozimi për arsim të mesëm policor erdhi nga opozitarja LSDM, hasi në kundërshtim nga VMRO-DPMNE, ai tha se nuk e di, megjithatë theksoi se për të ky është një hap që është në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare. Shkolla e mesme policore do të funksionojë në kuadër të Qendrës së Trajnimit në Idrizovë, thuhet në propozim-ligj. Pas përfundimit të vitit të parë dhe të dytë të shkollës së mesme, përmes një konkursi të shpallur do të mund të aplikojnë kandidatët të cilët do të duhet të plotësojnë kushtet e parashikuara, të cilat për momentin nuk janë të specifikuara në zgjidhjen e propozuar ligjore. Në tekstin e ligjit të propozuar thuhet se kjo nuk do të shkaktojë implikime mbi buxhetin shtetëror, ndërsa shkolla do të jetë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila do të jetë kompetente për zbatimin e procesit arsimor. Megjithatë, programet mësimore do t’i përcaktojë edhe ministri i Arsimit në bashkëpunim me ministrin e Punëve të Brendshme, pas një mendimi paraprak pozitiv nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe Qendra për Zhvillimin e Arsimit Profesional. Në Maqedoni, gjenerata e fundit e 24-të e shkollës së mesme policore ka përfunduar para 25 vitesh, respektivisht në vitin 2000. /Alsat.mk

Lexuar: 20

Lajme te ngjashme

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.