Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI: Mickoski në rrugë të gabuar, dështimet nuk fshihen me shpifje

Suad AvdiuBy Suad Avdiu25 Gusht, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

BDI ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski, ndërsa i kërkojnë që të “sqarojë pse Qeveria e shkel Kushtetutën”.

Deklaratat e djeshme të kryeministrit Mickoski dhe shpifjet e sërishme nga ana e tij tregojnë më shumë për hallin e tij sesa për BDI-në. Në vend që të japë llogari për rezultatet e dobëta të qeverisë në çdo fushë, nga ekonomia e deri te izolimi ndërkombëtar, ai merret me sulme boshe ndaj BDI-së.

Në vend që të shpikë armiq imagjinarë, Mickoski duhet të shpjegojë: pse qeveria e tij po shkel Kushtetutën dhe ligjin; pse po diskriminon shqiptarët; pse e përjashtoi diasporën nga përllogaritja zyrtare në kundërshtim me normat kushtetuese dhe ligjore; pse po e instrumentalizon KSHZ-në, Gjykatën Kushtetuese dhe institucionet e tjera për plane partiake e monoetnike; dhe pse me çdo vendim e kthen vendin mbrapa në kohën e para vitit 2001″.
“BDI nuk mund të qëndrojë indiferente kur shkelet Marrëveshja e Ohrit, dokument jetik për stabilitetin e vendit dhe të ardhmen e tij progresive. Tentativa e Mickoskit për të krijuar “principata” politike brenda shqiptarëve, duke i copëzuar me parti të vogla të kontrolluara, është një projekt i dështuar që synon dobësimin e përfaqësimit politik shqiptar. Kjo nuk i kontribon kohezionit të shoqërisë dhe stabilitetit politik. Mickoski, duke u paraqitur si patriot në mbrojtje të kauzës maqedonase, po e dëmton vetë kombin e tij. Goditja e Marrëveshjes së Ohrit nuk e përparon shtetin, por ia zbeh dhe minon perspektivën europiane”.

“Nuk jemi të interesuar nëse jemi apo s’jemi në qeveri, por që ta çojmë vendin përpara, ta nxjerrim nga qorrsokaku. Me politika të vjetra nuk ecin proceset, me përplasje nuk ndërtohet e ardhmja. Kjo qeveri nuk është qeveri e qytetarëve, por e botës serbe, me orientim të qartë kah boshti Beograd–Moskë. Çdo vendim i saj e rrezikon kursin euroatlantik që shqiptarët dhe maqedonasit e kanë zgjedhur me shumicë absolute”, thonë nga BDI.

Ndërsa sa për akuzat për krim dhe korrupsion, nga BDI thonë se përgjigjja është e thjeshtë.

“Urdhëroni dhe pranoni propozimin e BDI-së për veting të plotë. Mos mbroni oligarkët dhe mos bllokoni pastrimin e politikës nga krimi. Mos mbroni politikanët e korruptuar, kushdo qofshin ata. Le të ketë hetim për prejardhjen e pasurisë së çdo politikani dhe të çdo partie politike. Le të ketë hetim për procesin e privatizimit. Le të ketë hetim për veprimtarinë e organeve të sigurisë së shtetit dhe për funksionarët në sigurim të shtetit që kanë punuar nga viti 1945 e këtej, si OZNA, UDB-ja, SDB-ja, DBK-ja, UBK-ja, ANB-ja. Ky është propozimi i BDI-së, pranojeni. BDI është dhe do të mbetet garancia e stabilitetit, e përfaqësimit të dinjitetshëm dhe e së ardhmes evropiane të vendit. Mickoski le ta dijë: shpifjet nuk mbulojnë dështimet, e as orientimin e gabuar të kësaj qeverie. Përgjigjja e qytetarëve do të vijë në tetor dhe ajo do të jetë e qartë”, thonë nga BDI.

Lexuar: 60

Lajme te ngjashme

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.