Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Bujar Osmani: Ja pse për shqiptarët zgjedhjet janë referendum

Suad AvdiuBy Suad Avdiu24 Gusht, 2025 Maqedoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Bujar Osmani

Qeveria e VMRO-së dhe ZNAM-it, e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, në intensitet të plotë vazhdon të zbatojë politikën që synon të largojë shqiptarët nga rrjedhat shoqërore, duke i kthyer në pozitat periferike të para Marrëveshjes së Ohrit.

Këtë politikë të Mickoskit shpesh e shohim si shprehje të karakterit të tij personal – “do t’i nxjerrim prej veshëve”, “do t’ua tregojmë vendin” – por edhe si qëndrim profesional e zyrtar për përjashtimin e shqiptarëve nga rrethet vendimmarrëse: që nga Kabineti i tij personal, te rrethi më i ngushtë administrativ në ndërtesën e Qeverisë, deri te grupet punuese qeveritare dhe delegacionet në vizitat e rëndësishme jashtë vendit, ku ose nuk ka shqiptarë fare, ose ka vetëm një, roli i të cilit është i margjinalizuar.

Kjo jotolerancë thelbësore e tij ndaj shqiptarëve është vërejtur edhe nga partnerët tanë strategjikë, të cilët shpesh e kanë paralajmëruar dhe qortuar. Prandaj është e kuptueshme përpjekja e tij për ta shmangur përgjegjësinë e drejtpërdrejtë në zbatimin e kësaj politike, përmes veprimeve dhe iniciativave të bashkëpunëtorëve të tij të afërt, të cilat paraqiten si të pakoordinuara dhe jashtë kontrollit të tij.

Kjo filloi menjëherë me formimin e Qeverisë. Si ndryshe të interpretohet dhënia e pozitës kyçe qeveritare për zbatimin, kultivimin dhe avancimin e vlerave e përfitimeve të Marrëveshjes së Ohrit, drejtpërdrejt në duart e “botës serbe” në vend. Ky fyerje, si ndaj Marrëveshjes së Ohrit ashtu edhe ndaj shqiptarëve, vazhdoi me mbrojtjen dhe promovimin politik të atyre që publikisht dhe hapur i fyejnë shqiptarët, si në rastin e Bogojevskit, për të cilin reaguan edhe përfaqësues të partnerëve tanë strategjikë nga BE.

Këto veprime mund të renditen gjatë, dhe pasojat e tyre shihen menjëherë: shfuqizimi “i pafajshëm” i Balancer-it nga Gjykata Kushtetuese shkaktoi një valë punësimesh monoetnike në pothuajse të gjitha institucionet; përjashtimi i shqiptarëve nga politikat monetare rezultoi me futjen e një grupi të dyshimtë financiar të “botës serbe” që më herët ishte përjashtuar nga qarkullimet evropiane; interpretimet e gabuara të Qeverisë për rezultatet e regjistrimit sollën vendimin e padrejtë të KSHZ-së për uljen e numrit të këshilltarëve në komunat me shumicë shqiptare; dhe kjo listë vazhdon në Kulturë, në Ushtri, në strukturat e sigurisë, etj.

Prandaj nuk duhet të jemi naivë dhe të pranojmë arsyetimin se ministri i ZNAM-it “pa qëllim” e sheh mekanizmin e Badenterit si pengesë për “përparimin e vendit”. Këto mekanizma (Badenteri, Balanceri, përfaqësimi gjuhësor, etj.) janë mburojë ndaj majorizimit, dhe pikërisht ato janë pengesa më e madhe për zbatimin e politikës radikale nacionaliste të Mickoskit, VMRO-së dhe ZNAM-it kundër shqiptarëve.

Kjo politikë e shkatërrimit të mekanizmave kufizues të autoritarizmit të tij ecën paralelisht me narrativin e tij anti-evropian. Përveç konfliktit të hapur me Bullgarinë, tashmë shohim edhe provokime ndaj Greqisë me shkelje të drejtpërdrejtë të Marrëveshjes së Prespës – si garanci që vendi të ketë mjaft armiq për ta mbajtur larg BE-së. Këtu nuk bëhet fjalë për ideologji, por për heqjen e mekanizmave evropianë të kontrollit dhe mbikëqyrjes që dalin natyrshëm nga procesi i negociatave.

Nga të gjithë lojtarët-proksi të Mickoskit (Gjykata Kushtetuese, KSHZ, Banka Qendrore, trupat rregullative dhe “Maxhat” e “Bogojevcët” e ndryshëm…), më e mjerueshme është pozita e VLEN-it, më saktë mbetjet e tij në Qeveri. Ata janë të përjashtuar nga tavolina kur merren vendimet nga maqedonasit, por më tragjikisht pastaj duhet të luajnë rolin e vartësve – t’i zbatojnë, t’i arsyetojnë dhe t’u japin legjitimitet atyre vendimeve. Kjo bindje dhe nënshtrim, sipas tyre, do t’u garantojë në të ardhmen një kontingjent votash, që do të kompensojë turpin e përjetuar sot para shqiptarëve.

Prandaj ata nuk kuptojnë pse shqiptarët këto zgjedhje i shohin si referendum.

Ata nuk kuptojnë se shqiptarët nuk pranojnë më të jenë mysafirë në shtetin e tyre; nuk pranojnë të poshtërohen dhe nënçmohen, madje as të heshtin kur kjo ndodh. Nuk kuptojnë se shqiptarët nuk kënaqen më me tolerimin minimal, por presin të vlerësohen dhe respektohen denjësisht. Në fund, nuk kuptojnë se shqiptarët nuk duan të heqin dorë nga e ardhmja evropiane e vendit; nuk duan të shohin në heshtje si vendi zhytet në përqafimet e “botës serbe” dhe të Kinës e Rusisë, por duan ta shohin si një shtet modern, pro-perëndimor, anëtar të plotë të NATO-s dhe BE-së.

Nuk e kuptojnë, por shumë shpejt do ta kuptojnë.

Lexuar: 28

Lajme te ngjashme

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.