Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

29 Nëntor, 2026

Ardi Saiti i riu nga Kumanova, u prit me nderime në familjen heroike Jashari në Drenicë

29 Nëntor, 2026

Policia qëllon me plumb gome deputetin e PD-së

29 Nëntor, 2026

Imërlije Saliu: Për dy vite e gjysmë qeverisje, VLEN ka rezultate konkrete

29 Nëntor, 2026

Arrestohen dy persona nga Kumanova, dyshohen për vjedhje në kazermë

29 Nëntor, 2026

Venera Azizi me mesazh të fortë për kumanovarët: Kërkoni atë që u takon, na kërko llogari!

29 Nëntor, 2026

Pasuria e liderëve politikë: Çfarë deklaruan para dhe pas marrjes së funksioneve?

29 Nëntor, 2026

Shkon në Kuvend propozimi për lirimin e makinave, dogana nga 7.000 € pritet të bjerë në rreth 2.700 €!

29 Nëntor, 2026

Sela takohet me deputetin austriak Minnich, në fokus integrimi evropian (FOTO)

29 Nëntor, 2026

Nenad Çanak për qeverinë e re në Serbi: „Na doli një Koštunicë kolektive!“

29 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Protestat në Serbi zgjerohen, Vuçiç kërcënon se do te kete goditje ndaj tyre – faxweb

TV NewsBy TV News19 Gusht, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

“Pas valës së protestave antiqeveritare në  Serbi, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka njoftuar se do të ketë një goditje të ashpër ndaj protestuesve, duke i quajtur ata ‘terroristë’”, raportoi transmetuesi publik gjerman ZDF, duke cituar fjalët e Vuçiqit nga një konferencë të dielën. “Ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të rivendosur ligjin, paqen dhe rendin”, tha ai.

Vuçiç përshkruhet në raport si një “politikan i krahut të djathtë” dhe citohet të ketë thënë se qeverisë së tij i duhen disa ditë për të përgatitur një “kornizë ligjore dhe formale” për përgjigjen e shtetit.

“Do të jetë krejtësisht ndryshe nga ajo që keni parë deri më tani”, shtoi ai, pa dhënë detaje të mëtejshme. “Megjithatë, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk po merret në konsideratë”, njoftojnë mediat.

Në Beograd dhe qytete të tjera, përleshjet e dhunshme midis forcave të sigurisë dhe protestuesve kanë ndodhur për disa netë me radhë, raportoi revista Stern, duke shtuar se “Serbia ka përjetuar protesta të rregullta dhe të dhunshme kundër qeverisë dhe korrupsionit që është i përhapur në vend për muaj të tërë.”

“Shkaku ishte shembja e tendës së stacionit hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor 2024, e cila vrau 16 persona”, thuhet në raport, duke shpjeguar se “protestat fillimisht u përqendruan në shkaqet e shembjes”, por më vonë “tubimet e udhëhequra kryesisht nga studentët, u kthyen kundër qeverisë dhe korrupsionit të përhapur në vend”.

Revista Der Spiegel raporton në faqen e saj të internetit se kundërshtarët e qeverisë demonstruan gjithashtu të dielën në mbrëmje në një numër qytetesh serbe.

“Përleshjet me policinë ndodhën edhe në Beograd. Policia ndaloi demonstruesit që po përpiqeshin të marshonin drejt selisë së Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet. Përleshje u raportuan edhe në qytetin e dytë më të madh të vendit, në Novi Sad.”

Gazeta gjermane pohon se Ministri i Brendshëm Ivica Daçiq tha pak para mesnatës se ka një polic të plagosur si dhe 18 demonstrues të arrestuar. Në netët e mëparshme ka pasur edhe më shumë të lënduar dhe arrestuar.

Autoritetet serbe nuk dhanë detaje mbi numrin e protestuesve të plagosur, shkruan Der Spiegel.

Raporti kujton se protestat deri të mërkurën e kaluar kishin qenë kryesisht jo të dhunshme. “Megjithatë, që nga fillimi, këto tubime iu nënshtruan vazhdimisht sulmeve fizike nga mbështetës të organizuar dhe ndonjëherë të maskuar të qeverisë Vuçiq. Këto sulme rrallë u ndëshkuan.”

Gazeta gjermane raporton se mediat e pavarura në Serbi, “ia atribuojnë dinamikën e re të trazirave të dhunshme, disa prej të cilave u iniciuan nga protestuesit, frustrimit të qytetarëve me mosveprimin e autoriteteve përkatëse përballë dhunës nga mbështetësit e qeverisë.”

Der Spiegel e përfundon raportin e saj me një deklaratë nga Michael O’Flaherty, Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, i cili të premten shprehu shqetësim për “përdorimin joproporcional të policisë” në Serbi dhe u bëri thirrje autoriteteve të “ndalojnë arrestimet arbitrare dhe të çtensionojnë situatën”. DW

Lexuar: 39

Lajme te ngjashme

Policia qëllon me plumb gome deputetin e PD-së

21 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga

Formalizohet marrëveshja për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kurti kërkon bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës

“Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne”/ Pas revoltës së 28 Nëntorit, sot sërish protestë kombëtare

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

Lajmet e fundit

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

29 Nëntor, 2026

Ardi Saiti i riu nga Kumanova, u prit me nderime në familjen heroike Jashari në Drenicë

29 Nëntor, 2026

Policia qëllon me plumb gome deputetin e PD-së

29 Nëntor, 2026

Imërlije Saliu: Për dy vite e gjysmë qeverisje, VLEN ka rezultate konkrete

29 Nëntor, 2026

Arrestohen dy persona nga Kumanova, dyshohen për vjedhje në kazermë

29 Nëntor, 2026

Venera Azizi me mesazh të fortë për kumanovarët: Kërkoni atë që u takon, na kërko llogari!

29 Nëntor, 2026

Pasuria e liderëve politikë: Çfarë deklaruan para dhe pas marrjes së funksioneve?

29 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.