BDI akuzon koalicionin VLEN se e ka gënjyer opinionin në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Nga atje akuzojnë se VLEN në vend të integrimit të vendit në BE, në vend e sollën “botën serbe”.
Më vonë premtuan se brenda tre muajve do ta realizonin këtë premtim. Gënjyen përsëri!
Tre muajshin e zgjatën dhe premtuan se në gjashtëmujorin e parë të Qeverisë do ta ndryshonin Kushtetutën. Gënjyen si gjithmonë!
Gjatë gjithë këtyre premtimeve përsërisnin se nëse nuk e ndryshonin Kushtetutën, do ta braktisnin Qeverinë. Gënjyen edhe këtu!
Skandale të përditshme, paaftësi e paprecedentë, servilitet dhe vasalitet të paimagjinueshëm, nënçmim, përbuzje, dështime dhe një ZERO e madhe, këto janë tiparet e VLEN-it. As këto nuk mjaftojnë që ata të drejtojnë kurrizin dhe të largohen nga turpi që i ka kapluar”, akuzojnë nga BDI./Telegrafi/

