Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

29 Nëntor, 2026

Ardi Saiti i riu nga Kumanova, u prit me nderime në familjen heroike Jashari në Drenicë

29 Nëntor, 2026

Policia qëllon me plumb gome deputetin e PD-së

29 Nëntor, 2026

Imërlije Saliu: Për dy vite e gjysmë qeverisje, VLEN ka rezultate konkrete

29 Nëntor, 2026

Arrestohen dy persona nga Kumanova, dyshohen për vjedhje në kazermë

29 Nëntor, 2026

Venera Azizi me mesazh të fortë për kumanovarët: Kërkoni atë që u takon, na kërko llogari!

29 Nëntor, 2026

Pasuria e liderëve politikë: Çfarë deklaruan para dhe pas marrjes së funksioneve?

29 Nëntor, 2026

Shkon në Kuvend propozimi për lirimin e makinave, dogana nga 7.000 € pritet të bjerë në rreth 2.700 €!

29 Nëntor, 2026

Sela takohet me deputetin austriak Minnich, në fokus integrimi evropian (FOTO)

29 Nëntor, 2026

Nenad Çanak për qeverinë e re në Serbi: „Na doli një Koštunicë kolektive!“

29 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Nis samiti online i “Aleancës për Ukrainën”, Macron: Po hartojmë strategjinë para vizitës së Zelensky-t në Uashington

TV NewsBy TV News17 Gusht, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ka nisur takimi online i liderve të BE i quajtur “Aleanca e të Gatshmëve”, ku merr pjesë edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Takimi po zhvillohet nën drejtimin e Presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe në të marrin pjesë edhe liderët e Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë dhe vendeve të tjera aleate.

Në fjalën e tij Macron falënderoi në mënyrë të veçantë përfaqësuesit që iu bashkuan nga Australia dhe Japonia, përpara se të paraqiste rendin e ditës së diskutimit.

“Qëllimi ynë është të përpilojmë një strategji të përbashkët në funksion të vizitës së Presidentit Zelensky në Uashington, që zhvillohet nesër,” tha Macron.

Sipas njoftimeve zyrtare, të hënën pritet që krerët evropianë, përfshirë kancelarin gjerman Friedrich Merz, Presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik Keir Starmer, të udhëtojnë drejt Uashingtonit për të zhvilluar bisedime me Presidentin amerikan Donald Trump dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë synon të forcojë pozitat e Kievit, në një moment kur Presidenti Trump po shtyn për një marrëveshje të shpejtë paqeje me Rusinë.

Trump, i cili u takua të premten me Presidentin rus Vladimir Putin në Alaska, deklaroi në një postim në rrjetet sociale se “është arritur përparim i madh me Rusinë”, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e bisedimeve.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se tashmë Presidenti Trump ka të dhëna të mjaftueshme për të zhvilluar bisedime me Zelenskyn dhe liderët evropianë, por paralajmëroi se si Rusia, ashtu edhe Ukraina do të duhet të bëjnë lëshime.

Sipas burimeve diplomatike, në samitin e Alaskës janë diskutuar propozime që përfshijnë dorëzimin nga Rusia të disa zonave të vogla të pushtuara, në këmbim të koncesioneve nga Ukraina në formën e një zone të gjerë të fortifikuar në lindje, si dhe një “ngrirje” të vijave të frontit në territore të tjera.

Megjithatë, shumë nga kërkesat e Putinit vlerësohen si shumë të vështira për t’u pranuar nga Kievi, duke sugjeruar se përpara janë negociata të vështira për të mbyllur luftën më të përgjakshme në Evropë në 80 vitet e fundit, e cila ka hyrë në vitin e katërt dhe ka shkaktuar mbi 1 milion të vrarë apo të plagosur.

 

Lexuar: 22

Lajme te ngjashme

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

Nenad Çanak për qeverinë e re në Serbi: „Na doli një Koštunicë kolektive!“

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

Lajmet e fundit

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

29 Nëntor, 2026

Ardi Saiti i riu nga Kumanova, u prit me nderime në familjen heroike Jashari në Drenicë

29 Nëntor, 2026

Policia qëllon me plumb gome deputetin e PD-së

29 Nëntor, 2026

Imërlije Saliu: Për dy vite e gjysmë qeverisje, VLEN ka rezultate konkrete

29 Nëntor, 2026

Arrestohen dy persona nga Kumanova, dyshohen për vjedhje në kazermë

29 Nëntor, 2026

Venera Azizi me mesazh të fortë për kumanovarët: Kërkoni atë që u takon, na kërko llogari!

29 Nëntor, 2026

Pasuria e liderëve politikë: Çfarë deklaruan para dhe pas marrjes së funksioneve?

29 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.