Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Dështimet në Kulturë, BDI kërkon dorëheqje të tre drejtorëve të VLEN-it

Suad AvdiuBy Suad Avdiu17 Gusht, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pas skandaleve të rënda dhe dështimeve të turpshme që kanë tronditur opinionin publik dhe kanë shkatërruar besimin në institucionet kulturore shqiptare, Sekretariati për Kulturë kërkon dorëheqjen e menjëhershme, pa asnjë kusht dhe të parevokueshme të këtyre drejtuesve të paaftë dhe të komprometuar: drejtorit të Teatrit të Gostivarit, drejtorit të Teatrit të Tetovës, si dhe drejtorit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, sipas të cilës, të tre drejtorët kanë dështuar në menaxhimin e mirëfilltë të institucioneve ku janë emëruar.

“Shkaqet janë të pamohueshme dhe përbëjnë turp kombëtar:

1. Drejtori i Teatrit të Gostivarit, është kapur publikisht duke punësuar djalin e tij me kontratë për përkthime në instituionin që ai udhëheq. Ky veprim është abuzim flagrant me funksionin publik dhe shkelje e hapur e ligjit. Një drejtues i tillë nuk meriton as edhe një ditë të qëndrojë në krye të institucionit.

2. Drejtori i Teatrit të Tetovës, duke qenë pjesë e Vlenit, në asnjë mënyrë nuk ka kontribuar në  ndërtimin e objektit të teatrit dhe bibliotekës re, përkundrazi është ulur buxheti për ndërtimin e objektit për 500%, nga 300 milionë denar në 13 milionë, duke dëshmuar një urretje patologjike ndaj kulturës shqiptare dhe paaftësi totale për të menaxhuar një institucion me përmasa të këtij lloji. Dështim total në realizimin e programit artisitk, asnjë punësim dhe asnjë veprimtari skenike që do sillte rezultate dhe mirënjohje kombëtare dhe ndërkombëtare të Teatrit të Tetovës. Ndërsa postin e tij e ka shëndëruar në bufon politik. Me veprimet dhe mosveprimet e tij, e ka dënuar qytetin e Tetovës me një boshllëk kulturor të papranueshëm. Kjo është tradhti ndaj publikut dhe ndaj artistëve që presin kushte elementare për punë.

3. Drejtori i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe, ka shkatërruar funksionalitetin e këtij institucioni kombëtar, duke mos arritur të kompletojë ekipën e ansamblit dhe trupën e valltarëve, si dhe nuk ka realizuar programin vjetor të miratuar. Keqpërdorim dhe politizim të skajshëm të institucionit, presione dhe mobing ndaj të punësuarve. Ky mosfunksionim institucional është fyerje e drejtpërdrejtë ndaj trashëgimisë sonë artistike dhe ndaj identitetit kulturor shqiptar.

Qëndrimi ynë i prerë: Këta drejtues kanë kapitulluar përballë përgjegjësive, kanë treguar paaftësi të thellë dhe kanë tradhtuar misionin e institucioneve që udhëheqin. Ata përfaqësojnë një model degradimi, nepotizmi dhe dështimi që nuk ka vend në kulturën shqiptare.

Kërkojmë dorëheqjen e tyre të menjëhershme. Çdo ditë që ata mbeten në poste është një ditë turpi, një ditë më shumë shkatërrim për artin dhe kulturën shqiptare”, thuhet në reagimin e BDI-së./koha

Lexuar: 73

Lajme te ngjashme

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Lajmet e fundit

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.