Përfundon misioni i Ligës së Kampionëve, Shkëndija është eliminuar nga Qarabag.
Skuadra shqiptare humbi me rezultat 5 me 1 në ndeshjen kthyese, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati i përgjithshëm nga të dy takimet ishte 6 me 1, rezultat ky që dëshmon forcën e skuadrës nga Azerbajxhani.
Shkëndija, garën do ta vazhdojë garën në ‘Play-Off’ të Europa League, atje ku do të përballet me humbësin e ndeshjes, Ferencvaros-Ludogorets.
/GazetaBlic Sport/

