Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“Ndjej turp, dorëzim qesharak”: Haxhi Krasniqi ‘godet’ Nelson Hysën, e kritikon ashpër

29 Nëntor, 2026

Pa kaluar as 24 orë, kapet i dyshuari i parë për dhunën ndaj punëtorëve të “Higjienës Komunale”; Iseni: Askush nuk është mbi ligjin!

29 Nëntor, 2026

Ademi: Na është kthyer koha e viteve të nëntëdhjeta!

29 Nëntor, 2026

BDI kërkon hetim urgjent: A ishte sulmi ndaj dy punëtorëve shqiptarë në Shkup me motiv etnik?

29 Nëntor, 2026

Thaçi mobilizon strukturat e PDSh-së në Gostivar, në fokus zhvillimet politike dhe interesat e shqiptarëve

29 Nëntor, 2026

Albi Qamili përfaqësoi Tetovën në Vlorë në aktivitetin “Krenaria e kombit dhe ngjyrat e traditës”

29 Nëntor, 2026

Sulmohen dy punonjës të Higjienës Komunale në Shkup! Astrit Iseni dyshon për motive etnike

29 Nëntor, 2026

Bashkëpunimi, forma më efektive e ruajtjes së paqes

29 Nëntor, 2026

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

29 Nëntor, 2026

Ardi Saiti i riu nga Kumanova, u prit me nderime në familjen heroike Jashari në Drenicë

29 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Nëna në Itali vret dhe copëton me sharrë të birin 35 vjeç: Doja ta mbroja nusen time nga dhuna

TV NewsBy TV News12 Gusht, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një krim tronditës ka tronditur qytetin Gemona del Friuli në Italinë veriore, ku një nënë italiane ka pranuar se ka vrarë dhe copëtuar djalin e saj 35-vjeçar, me ndihmën e nuses së tij, për ta “mbrojtur” atë nga dhuna e dyshuar në familje.

Lorena Venier, 61 vjeçe, infermiere me profesion, rrëfeu para gjykatës se kishte planifikuar për muaj të tërë vrasjen e të birit, Alessandro Venier, në bashkëpunim me nusen e tij kolumbiane, Mailyn Castro Monsalvo, 30 vjeçe. Ajo tha se kishte ndërmarrë këtë akt për ta mbrojtur nusen dhe mbesën e saj të mitur nga abuzimi i vazhdueshëm i të ndjerit.

Trupi i Alessandros u gjet i copëtuar në bodrumin e banesës familjare, ku ai jetonte me gruan dhe vajzën 6-muajshe. Sipas dëshmisë së Lorenës, ata e kishin droguar me qetësues dhe insulinë, por ai kishte mbetur ende gjallë, ndaj më pas ishte mbytur me jastëk dhe lidhëse këpucësh.

“E copëtova trupin me një sharrë hekuri dhe përdora çarçafë për të ndalur gjakun. Gjithçka ishte pastruar me kujdes”, tha ajo para gjykatës. Ajo shtoi se Castro kishte marrë pjesë vetëm në zhvendosjen e trupit pas vrasjes.

Sipas raportimeve, nëna kishte frikë se djali do ta çonte nusen dhe vajzën në Kolumbi, ku ai kishte kërcënuar ta vriste gruan në një lumë, duke e konsideruar vendimin për vrasje si të vetmen mënyrë për të parandaluar tragjedinë.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa të dyja gratë ndodhen në paraburgim dhe pritet të përballen me akuza të rënda për vrasje të paramenduar dhe shkatërrim të trupit.

/vizionplus.tv

Lexuar: 15

Lajme te ngjashme

Bashkëpunimi, forma më efektive e ruajtjes së paqes

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

Nenad Çanak për qeverinë e re në Serbi: „Na doli një Koštunicë kolektive!“

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

Lajmet e fundit

“Ndjej turp, dorëzim qesharak”: Haxhi Krasniqi ‘godet’ Nelson Hysën, e kritikon ashpër

29 Nëntor, 2026

Pa kaluar as 24 orë, kapet i dyshuari i parë për dhunën ndaj punëtorëve të “Higjienës Komunale”; Iseni: Askush nuk është mbi ligjin!

29 Nëntor, 2026

Ademi: Na është kthyer koha e viteve të nëntëdhjeta!

29 Nëntor, 2026

BDI kërkon hetim urgjent: A ishte sulmi ndaj dy punëtorëve shqiptarë në Shkup me motiv etnik?

29 Nëntor, 2026

Thaçi mobilizon strukturat e PDSh-së në Gostivar, në fokus zhvillimet politike dhe interesat e shqiptarëve

29 Nëntor, 2026

Albi Qamili përfaqësoi Tetovën në Vlorë në aktivitetin “Krenaria e kombit dhe ngjyrat e traditës”

29 Nëntor, 2026

Sulmohen dy punonjës të Higjienës Komunale në Shkup! Astrit Iseni dyshon për motive etnike

29 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.