Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Albulena Haxhiu: Tetova, qyteti i qëndresës shqiptare, na mirëpriti me zemër të hapur

31 Maj, 2026

Testohet injeksioni që zhduk të gjitha tumoret, jep rezultate të papara te pacientët (Video)

31 Maj, 2026

Rekord përgjimesh në RMV gjatë 2025! Nën vëzhgim 365 persona

31 Maj, 2026

VLEN: BDI vetëm në opozitë kujtohet për barazi dhe drejtësi

31 Maj, 2026

Tri parti shqiptare bashkohen në Mal të Zi për të fituar në Tuz

31 Maj, 2026

Në Tiranë flet shqip, në Shkup e lufton gjuhën shqipe!

31 Maj, 2026

Qoku: Tubimi i Vetëvendosjes në Tetovë, dëshmi e lidhjes së fortë dhe vizionit të përbashkët mbarëshqiptar

31 Maj, 2026

Sot zyrtarizohet “Lidhja Shqiptare” e Ziadin Selës

31 Maj, 2026

LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare

31 Maj, 2026

Moti sot

31 Maj, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 31 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Balluku inspekton punimet për ndërtimin e aksit Berat-Ballaban: I aksesueshëm brenda këtij viti!

TV NewsBy TV News12 Gusht, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe po punohet paralelisht për ndërtimin e murevembajtës si dhe ndërtimin e shtresave. Ndërkohë, ka nisur edhe hedhja e binderit në kilometrat e parë të kësaj vepre.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro,  drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe kryetari i Bashkisë Këlcyrë, Klement Ndoni ndoqën nga afër ecurinë e punimeve për ndërtimin e këtij aksi në zonën e bashkisë së Këlcyrës.

Drejtori Gjyli sqaroi se janë realizuar më shumë se 50% e punimeve fizike, duke shtuar se synimi është që brenda këtij viti aksi të jetë i aksesueshëm për automjetet.

Impakti i kësaj vepre në të gjithë zonën ka nisur që me fillimin e punimeve, ku shumë prej banorëve kanë investuar në ngritjen e bujtinave të para, ndërsa përfundimi i aksit pritet t’i japë një zhvillim të gjithë zonës.

“Kur ende nuk ishte hapur traseja në zonë kanë filluar iniciativat e para të turizmit. Unë nuk e shikoj vetëm si një aks të rëndësishëm për banorët e zonës, padyshim për zonën e Ballabanit, por është shumë e rëndësishme për të gjithë aksin Leskovik-Përmet-Këlcyrë-Memaliaj që e lidh me Beratin përsa i përket turizimit”, tha Kumbaro.

Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi se ky projekti cili prek dy qarqe dhe disa bashki, jo vetëm do të shkurtojë kohën dhe distancën e udhëtimit, por do të ketë një ndikim në të gjithë zonën me potenciale të mëdha bujqësore dhe turistike.

“Projekti ka nisur për të rritur kualitetin e jetës së banorëve të zonës, për të rritur volumet e shkëmbimeve bujqësore, për të lehtësuar fëmijët që shkojnë në shkolla, shkëmbimet midis fshatrave ku rruga kalon, pasi kjo është një rrugë që kalon në tre krahina të rëndësishme, siç është Përmeti, Skrapari dhe Berati. Ndërkohë që ne projektonim, ndërkohë që u bë procedura, u hap kantieri, ndërkohë që ne jemi duke ndërtuar rrugën ka përparuar shumë iniciativa individuale e banorëve të zonës për të bërë agroturizëm”, nënvizoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, referuar ecurisë së punimeve, tha se është e rëndësishme që kantieri të përfundojë brenda muajit tetor, ndërkohë që duke nisur nga viti i ardhshëm kjo rrugë do të jetë një arterie e rëndësishme për turizmin.

“Do ishte mirë që brenda muajit tetor ta mbyllnim të gjithë kantierin, megjithëse këtu duket që puna po shkon drejt fundit përsa i përket të gjithë volumeve parësore që janë gërmimet, shtrati i rrugës apo skarpatet, kështu që deri në fund të tetorit nëse e dorëzojmë, sezoni ardhshëm veror do t’ju gjejë me një rrugë totalisht të re”, theksoi Balluku.

Aksi rrugor Berat-Ballaban nis në dalje të qytetit të Beratit dhe përfundon në fshatin pranë urës së Ballabanit.

/vizionplus.tv

Lexuar: 266

Lajme te ngjashme

Tri parti shqiptare bashkohen në Mal të Zi për të fituar në Tuz

Murati: Pagat janë rritur 53% gjatë Qeverisë Kurti

Kurti bën homazhe në Marinë në nderim të dëshmorëve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj

Dronët rusë bonbardojnë një bllok banesash në Rumani, plagosen dy persona

Vuçiqi paralajmëron Kurtin: Do të hakmerremi ndaj jush, pas veprimit të sotëm në Zveçan

Taravari: Rama dhe Kurti t’i ftojnë liderët e partive shqiptare nga Maqedonia për t’i vendosur „vijat e kuqe“

Lajmet e fundit

Albulena Haxhiu: Tetova, qyteti i qëndresës shqiptare, na mirëpriti me zemër të hapur

31 Maj, 2026

Testohet injeksioni që zhduk të gjitha tumoret, jep rezultate të papara te pacientët (Video)

31 Maj, 2026

Rekord përgjimesh në RMV gjatë 2025! Nën vëzhgim 365 persona

31 Maj, 2026

VLEN: BDI vetëm në opozitë kujtohet për barazi dhe drejtësi

31 Maj, 2026

Tri parti shqiptare bashkohen në Mal të Zi për të fituar në Tuz

31 Maj, 2026

Në Tiranë flet shqip, në Shkup e lufton gjuhën shqipe!

31 Maj, 2026

Qoku: Tubimi i Vetëvendosjes në Tetovë, dëshmi e lidhjes së fortë dhe vizionit të përbashkët mbarëshqiptar

31 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.