Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Lajm i mirë për banorët e Hasanbegut: Komuna e Gazi Babës siguron 8.000 denarë për çdo foshnjë të porsalindur

28 Korrik, 2026

Talenti shqiptar Leart Alija në provë te gjiganti austriak Austria Wien

28 Korrik, 2026

Dimitrievski reagon për grafitin “UÇK tek “Srpski Vez”, por kurrë nuk reagoi për grafitet: “Mrtov shqiptar, dobar shqiptar”?

28 Korrik, 2026

Kumanovë, hidhet bombë dore në një oborr shtëpie në rrugën e banuar me shqiptarë

28 Korrik, 2026

BDI: Rebalanci i Buxhetit 2026 injoron interesat dhe nevojat e shqiptarëve

28 Korrik, 2026

Dyshohet se pagoi për provimin, ryshfeti kaloi përmes llogarisë bankare

28 Korrik, 2026

Një vit e gjysmë hetime, ende pa epilog për Artan Grubin

28 Korrik, 2026

Rikthehen temperaturat mbi 40 gradë – sinoptikanët paralajmërojnë valë të re të nxehti në Maqedoninë e Veriut

28 Korrik, 2026

Shkarravitet tabela e shoqatës serbe në Kumanovë

28 Korrik, 2026

Mickoski: Nuk do të lejoj ndryshime kushtetuese të tilla siç kërkon Bullgaria

28 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 28 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Në 36 qendrat verore shërbim shëndetësor falas, pa radhë dhe listë pritje për pushuesit vendas e të huaj – faxweb

TV NewsBy TV News11 Gusht, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu zhvilloi sot një inspektim në qendrën shëndetësore verore Golem, një nga 36 qendrat e hapura përgjatë vijës bregdetare dhe zonave me fluks të lartë pushuesish. Gjatë vizitës, ministrja vlerësoi punën e stafit mjekësor dhe infrastrukturën e vënë në dispozicion për të përballuar fluksin e vizitorëve në muajt e verës, duke theksuar rëndësinë e këtyre strukturave për ofrimin e një shërbimi të shpejtë, efektiv dhe sa më pranë qytetarëve.

“Jo pa arsye kemi vendosur që të 36 qendrat shëndetësore verore që kemi hapur këtë vit gjatë sezonit turistik në të gjithë Shqipërinë, afër vijës bregdetare apo aty ku ka densitet edhe fluks pushuesish, pikërisht për të shmangur ecejaket nëpër struktura spitalore, për kërkesat dhe nevojat që mund të ketë një pushues në një moment të caktuar, një medikament apo një ndërhyrje e stafit mjekësor që mund edhe të shpëtojë jetë në raste të veçanta”, u shpreh Koçiu. Gjithashtu, Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se shërbimet në këto qendra janë falas për të gjithë, pa dallim nëse janë apo jo rezidentë në Shqipëri.

“Duhet theksuar që e ofrojmë shërbimin njësoj edhe për ata që nuk janë rezidentë në Shqipëri, falas, pa radhë, pa listë pritje dhe pa rezervim”, deklaroi Koçiu.

Në këtë kuadër, Ministrja e Shëndetësisë inkurajoi edhe të rinjtë e sapodiplomuar në fushën e mjekësisë që të përfshihen në këto struktura, për të fituar eksperiencën e parë praktike.

“Është një eksperiencë shumë e mirë për ju të rinjtë që sapo keni mbaruar studimet dhe doni një eksperiencë të parë, dhe ku më mirë sesa tek këto të papriturat që sjellin Qendrat Shëndetësore, tipologjitë e sëmundjeve apo problematikave shëndetësore që vijnë e trajtohen”, u shpreh ajo.

Duke u ndalur tek puna dhe efektiviteti i qendrës shëndetësore verore në Golem, Koçiu deklaroi se “mbi 3 mijë vizita janë pritur në këtë qendër nga 1 qershori që është hapur” si dhe shtoi se “qendra do të vijojë të jetë e hapur deri në fund të muajit gusht”.

Në përfundim, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vuri në dukje infrastrukturën e kësaj Qendre Shëndetësore, e cila ka në dispozicion pajisjet e nevojshme që u japin mundësi stafit të shërbejnë siç duhet.

Me të gjitha pajisjet e nevojshme mjekësore dhe staf të kualifikuar dhe të përkushtuar, qendrat shëndetësore verore të shtrira në të gjithë vendin vijojnë të jenë një hallkë e rëndësishme në zinxhirin e reagimit dhe ofrimin e ndihmës së shpejtë për pushuesit dhe turistët e huaj gjatë sezonit turistik.

 

Lexuar: 6

Lajme te ngjashme

Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë

Mijëra euro qarkullim në sezonë, ATK i vë në shënjestër këngëtarët, sallat e bizneset e tjera

Daut Haradinaj nuk sheh zgjidhje, por sërish kërkon zgjedhje

Mërgimtarë, mos e lini Luginën vetëm! Bizneset e Preshevës e Bujanocit kanë nevojë për ju!

Një vajzë dhe një djalë i mitur nga Maqedonia e Veriut u kapën duke kaluar ilegalisht kufirin

Vuçiq i gënjen oficerët e rinj serbë: Kosova është e Serbisë edhe me Kushtetutë edhe me të drejtën e Zotit

Lajmet e fundit

Lajm i mirë për banorët e Hasanbegut: Komuna e Gazi Babës siguron 8.000 denarë për çdo foshnjë të porsalindur

28 Korrik, 2026

Talenti shqiptar Leart Alija në provë te gjiganti austriak Austria Wien

28 Korrik, 2026

Dimitrievski reagon për grafitin “UÇK tek “Srpski Vez”, por kurrë nuk reagoi për grafitet: “Mrtov shqiptar, dobar shqiptar”?

28 Korrik, 2026

Kumanovë, hidhet bombë dore në një oborr shtëpie në rrugën e banuar me shqiptarë

28 Korrik, 2026

BDI: Rebalanci i Buxhetit 2026 injoron interesat dhe nevojat e shqiptarëve

28 Korrik, 2026

Dyshohet se pagoi për provimin, ryshfeti kaloi përmes llogarisë bankare

28 Korrik, 2026

Një vit e gjysmë hetime, ende pa epilog për Artan Grubin

28 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.