Liverpooli ka konfirmuar se fillimi i partneritetit të tyre 10-vjeçar me Adidas ka qenë një rekord për sa i përket shitjeve të fanellave.
Nivelet e kërkesës në të gjithë botën janë në nivele të papara. Shitjet e fanellave vendase i kanë tejkaluar ato të lançimit të vitit të kaluar me më shumë se 700%, me porosi nga 150 vende deri më sot.
Lojtarë aktualë, përfshirë Virgil van Dijk, Mohamed Salah dhe Curtis Jones, janë shfaqur në një video të frymëzuar nga “Alice in Wonderland”, së bashku me legjendat e Merseyside, Sir Kenny Dalglish, Ian Rush, John Barnes, Robbie Fowler dhe Jamie Carragher.
Blerja e re Florian Wirtz është numri 1 në shitjet e emrit dhe numrit të shtypur në fanellat e blera rishtazi në shtatë ditët e fundit.
/GazetaBlic Sport/

