Më 03.08.2025, në orën 12:05, Departamenti i Zjarrfikësve të Kumanovës është njoftuar për një zjarr të shpërthyer në fshatin Opaj, Komuna e Likovës.
Sipas njoftimit, zjarri ka përfshirë një shtëpi pushimi si dhe sipërfaqe me bar të thatë. Në vendngjarje ka ndërhyrë menjëherë një ekip i Departamentit Territorial të Zjarrfikësve të Kumanovës, i cili ka arritur ta shuajë zjarrin me sukses.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Pas shuarjes së zjarrit, është kryer një inspektim në vendngjarje nga një ekip i posaçëm i Departamentit të Zjarrfikësve të Kumanovës.SPB KUMANOVE

