Erkan Arifi
Të nderuar qytetarë, Me keqardhje të thellë kam ndjekur ngjarjet e djeshme gjatë ndeshjes së basketbollit në Kumanovë, ku u dëgjuan thirrje të papranueshme me përmbajtje anti-shqiptare. Si Kryetar i Komunës së Likovës, i dënoj me vendosmëri këto veprime të turpshme që cenojnë kohezionin tonë shoqëror dhe vlerat e bashkëjetesës. Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në shoqërinë tonë dhe nuk i shërben askujt. Prandaj duhet sa më shpejt që është e mundur organet kompetente të marrin masa, e të gjithë të marrin dënimin meritor. Ne jemi të thirrur të ndërtojmë një komunitet të bazuar në respekt, mirëkuptim dhe tolerancë – jo në ndasi dhe përçarje. Kjo është mënyra e vetme për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët, të qëndrueshme dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e këtij vendi. Uroj që episode të tilla të mbeten të izoluara dhe të mos përsëriten më kurrë. Të gjithë së bashku, le t’i themi STOP gjuhës së urrejtjes! – për një shoqëri më të drejtë, më të fortë dhe më të bashkuar. Me respekt, Erkan Arifi Kryetar i Komunës së Likovës

