Kampionët francezë dhe evropianë, Paris Saint-Germain, do të përballen me Tottenhamin në Superkupën e UEFA-s, e cila është planifikuar të zhvillohet më 13 gusht.
Interesante është se skuadra e Luis Enriques nuk do të luajë asnjë ndeshje miqësore para kësaj finalje.
Parisienët morën pjesë së fundmi në Kupën e Botës për Klube, ku humbën finalen ndaj Chelseat. Tani ata do të kenë një tjetër shans për të fituar një trofe, por do të përgatiten pa miqësore.
Luis Enrique ka vendosur të fillojë përgatitjet vetëm më 6 gusht, dhe vetëm një javë më vonë skuadra e tij do të duhet të jetë gati për betejën e trofeut kundër rivalit anglez.
/GazetaBlic Sport/

