Ka pasur një përleshje të madhe fizike mes tifozëve të Dritës, ‘Intelektualët’ dhe atyre nga Copenhagen.
Kjo ka ndodhur në disa kafene në qendër të Prishtinës pak para ndeshjes së sotme midis dy klubeve të lartpërmendura.
Në një përgjigje për ‘GazetaBlic Sport’, Enis Pllana nga Policia e Kosovës, ka shpjeguar në detaje ngjarjen.
“Sot rreth orës 19:00 ka ndodhë një incident, ku disa tifozë janë përleshur mes vete. Si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime, të cilët edhe kanë pranuar tretman mjekësor. Policia ka vënë situatën nën kontrollë, ku ka arrestuar tre persona dhe disa të tjerë i ka shoqëruar për në stacion policor”, tha Pllana.
/GazetaBlic Sport/

