Juventusi po shqyrton seriozisht dërgimin e një oferte joshëse në Newcastle për Sandro Tonalin, raporton “La Gazzetta dello Sport”.
Reprezentuesi italian u transferua nga Milano në veri të Anglisë në vitin 2023 në një transferim me vlerë 60 milionë euro.
Pavarësisht se nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me “Magpies”, pas dy sezonesh në Premier League, Juventusi po planifikon një rikthim ambicioz për Tonalin në Itali.
‘Zonja e Vjetër’ ka bërë tashmë kontakte me Newcastle. Juventusi do të paguante 40 milionë euro për Tonalin, me Douglas Luizin që është përfshirë gjithashtu në marrëveshje.
Braziliani nuk i përmbushi pritjet pas transferimit të tij nga Aston Villa. Të gjitha detajet e këtij transferimi të mundshëm do të bëhen më të qarta në ditët në vijim, por një gjë është e sigurt: Juventusi është gati të ndërmarrë një hap serioz për ta rikthyer Tonalin në Serie A.
/GazetaBlic Sport/

