Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“Ndjej turp, dorëzim qesharak”: Haxhi Krasniqi ‘godet’ Nelson Hysën, e kritikon ashpër

29 Nëntor, 2026

Pa kaluar as 24 orë, kapet i dyshuari i parë për dhunën ndaj punëtorëve të “Higjienës Komunale”; Iseni: Askush nuk është mbi ligjin!

29 Nëntor, 2026

Ademi: Na është kthyer koha e viteve të nëntëdhjeta!

29 Nëntor, 2026

BDI kërkon hetim urgjent: A ishte sulmi ndaj dy punëtorëve shqiptarë në Shkup me motiv etnik?

29 Nëntor, 2026

Thaçi mobilizon strukturat e PDSh-së në Gostivar, në fokus zhvillimet politike dhe interesat e shqiptarëve

29 Nëntor, 2026

Albi Qamili përfaqësoi Tetovën në Vlorë në aktivitetin “Krenaria e kombit dhe ngjyrat e traditës”

29 Nëntor, 2026

Sulmohen dy punonjës të Higjienës Komunale në Shkup! Astrit Iseni dyshon për motive etnike

29 Nëntor, 2026

Bashkëpunimi, forma më efektive e ruajtjes së paqes

29 Nëntor, 2026

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

29 Nëntor, 2026

Ardi Saiti i riu nga Kumanova, u prit me nderime në familjen heroike Jashari në Drenicë

29 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

SHBA dhe BE arrijnë marrëveshje për tarifat doganore

TV NewsBy TV News28 Korrik, 2025 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, njoftuan pas një takimi njëorësh në Turnberry të Skocisë, se kishin arritur një marrëveshje tregtare, sipas së cilës tarifa doganore amerikane për prodhimet e importuara nga BE-ja do të jetë 15% .

Delegacionet e BE-së dhe SHBA-së duartrokitën ndërsa Trump dhe von der Leyen shtrënguan duart dy herë.

“Arritëm një marrëveshje që është e mirë për të gjithë”, tha Trump. “Kjo është ndoshta marrëveshja më e madhe e bërë ndonjëherë në çfarëdolloj forme.”

Von der Leyen u shpreh se “marrëveshja është e mirë” dhe do të sigurojë “stabilitet” në të dyja anët e Atlantikut. Sipas saj “15 përqind nuk janë pak, por kjo ishte më e mira që mund të arrinim,” pranoi von der Leyen. Detajet do të sqarohen “javët e ardhshme”.

Kancelari gjerman Friedrich Merz e përshëndetiarritjen e marrëveshjes për tarifat, ndërsa Shoqata gjermane e Tregtisë së Jashtme e quajti atë një “kompromis të dhimbshëm”.

Taksë doganore e sheshtë

“Ne ramë dakord që për makinat dhe gjithçka tjetër do të ketë një taksë doganore të sheshtë prej 15 përqind”, tha Trump. Sipas tij BE-ja u zotua në marrëveshje edhe për investime shtesë në SHBA në vlerë prej 600 miliardë dollarësh (510 miliardë euro) dhe për të blerë nga SHBA-ja energji në vlerë prej 750 miliardë dollarësh.

“Ne do ta zëvendësojmë gazin dhe naftën ruse duke blerë sasi të mëdha gazi natyror të lëngshëm, naftë dhe material për centralet bërthamore nga SHBA-ja”, u tha von der Leyen gazetarëve. Me këto blerje BE-ja do të diversifikojë gjatë tre viteve të ardhshme burimet e furnizimit dhe do të kontribuojë për sigurinë energjetike në Evropë.

Doganë zero për disa produkte

Sipas von der Leyen BE dhe SHBA ranë dakord edhe për përjashtimin nga tarifat doganore “të një numri prodhimesh strategjike”, siç janë ato për aviacionin. Përjashtimi reciprok nga tarifat vlen edhe për disa kimikate, pajisje pvr gjysmëpërçues, disa prodhime bujqësore dhe lëndë të para të rëndësishme.

Von der Leyen tha se shpreson që do të arrihet një marrëveshje e mëtejshme me zero përqind, sidomos për alkoolin. Kjo do të “sqarohet” ditët në vijim.

Tarifat për çelikun ende të paqarta

BE-ja u angazhua për të arritur një kompromis për eksportin e çelikut, që do të lejonte një kuotë të caktuar eksportesh pa taksa drejt SHBA-së. Presidenti i SHBA-së Trump duket se e përjashtoi këtë mundësi, duke thënë se sa u përket tarifave për çelikun “ato do të mbeten si janë”.

Megjithatë von der Leyen nguli këmbë që pritet që “tarifat për çelikun të ulen dhe që për eksportin e tij të vendoset një kuotë”. Para se të hyjë në fuqi marrëveshja duhet të miratohet nga 27 vendet anëtare të BE-së. Javët e fundit SHBA-të kanë arritur marrëveshje doganore me Japoninë, Filipinet, Indonezinë, Britaninë e Madhe dhe Vietnamin./dw

Lexuar: 67

Lajme te ngjashme

Bashkëpunimi, forma më efektive e ruajtjes së paqes

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

Nenad Çanak për qeverinë e re në Serbi: „Na doli një Koštunicë kolektive!“

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

Lajmet e fundit

“Ndjej turp, dorëzim qesharak”: Haxhi Krasniqi ‘godet’ Nelson Hysën, e kritikon ashpër

29 Nëntor, 2026

Pa kaluar as 24 orë, kapet i dyshuari i parë për dhunën ndaj punëtorëve të “Higjienës Komunale”; Iseni: Askush nuk është mbi ligjin!

29 Nëntor, 2026

Ademi: Na është kthyer koha e viteve të nëntëdhjeta!

29 Nëntor, 2026

BDI kërkon hetim urgjent: A ishte sulmi ndaj dy punëtorëve shqiptarë në Shkup me motiv etnik?

29 Nëntor, 2026

Thaçi mobilizon strukturat e PDSh-së në Gostivar, në fokus zhvillimet politike dhe interesat e shqiptarëve

29 Nëntor, 2026

Albi Qamili përfaqësoi Tetovën në Vlorë në aktivitetin “Krenaria e kombit dhe ngjyrat e traditës”

29 Nëntor, 2026

Sulmohen dy punonjës të Higjienës Komunale në Shkup! Astrit Iseni dyshon për motive etnike

29 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.