Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“Ndjej turp, dorëzim qesharak”: Haxhi Krasniqi ‘godet’ Nelson Hysën, e kritikon ashpër

29 Nëntor, 2026

Pa kaluar as 24 orë, kapet i dyshuari i parë për dhunën ndaj punëtorëve të “Higjienës Komunale”; Iseni: Askush nuk është mbi ligjin!

29 Nëntor, 2026

Ademi: Na është kthyer koha e viteve të nëntëdhjeta!

29 Nëntor, 2026

BDI kërkon hetim urgjent: A ishte sulmi ndaj dy punëtorëve shqiptarë në Shkup me motiv etnik?

29 Nëntor, 2026

Thaçi mobilizon strukturat e PDSh-së në Gostivar, në fokus zhvillimet politike dhe interesat e shqiptarëve

29 Nëntor, 2026

Albi Qamili përfaqësoi Tetovën në Vlorë në aktivitetin “Krenaria e kombit dhe ngjyrat e traditës”

29 Nëntor, 2026

Sulmohen dy punonjës të Higjienës Komunale në Shkup! Astrit Iseni dyshon për motive etnike

29 Nëntor, 2026

Bashkëpunimi, forma më efektive e ruajtjes së paqes

29 Nëntor, 2026

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

29 Nëntor, 2026

Ardi Saiti i riu nga Kumanova, u prit me nderime në familjen heroike Jashari në Drenicë

29 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

TV NewsBy TV News27 Korrik, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Britania po bashkëpunon me Jordaninë për të dërguar ndihma emergjente në Gaza përmes ajrit, ndërsa kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, përballet me një presion gjithnjë e më të madh për të njohur zyrtarisht shtetin palestinez, transmeton Anadolu.

Sipas raportimeve të BBC-së, një ekip britanik për planifikim dhe logjistikë ushtarake është vendosur për të ndihmuar Jordaninë në realizimin e hedhjeve ajrore të ndihmave në enklavën e rrethuar.

Kjo lëvizje pason vendimin e Izraelit për të lejuar vendet e huaja të kryejnë hedhje ajrore ndihmash, si përgjigje ndaj shqetësimeve në rritje për vitin e dytë të gjenocidit në Gaza.

“Lajmi se Izraeli do të lejojë vendet të hedhin ndihma nga ajri në Gaza ka ardhur shumë vonë, por ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të futur ndihmat përmes kësaj rruge”, tha Starmer për gazetën The Mirror.

Starmer gjithashtu theksoi se Britania po “përshpejton urgjentisht përpjekjet” për të evakuuar fëmijët në Gaza që kanë nevojë për trajtim mjekësor kritik drejt Britanisë.

Ky njoftim vjen mes thirrjeve në rritje për që Londra të njohë Shtetin e Palestinës, pasi dje presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Franca do ta bëjë këtë brenda muajve të ardhshëm.

Një letër e nënshkruar nga 220 ligjvënës nga nëntë parti politike, më shumë se gjysma prej tyre nga Partia Laburiste e kryeministrit Starmer, i bëri thirrje qeverisë që ta njohë zyrtarisht Palestinën.

Nxitja ndërkombëtare për njohje ka fituar vrull gjatë vitit të kaluar. Derisa 81 shtete e njohën Palestinën në vitin 1988, shumë të tjera janë bashkuar në dekadat në vijim. Afrika e Jugut e bëri këtë në vitin 1995, Brazili në vitin 2010, Kili në vitin 2011 dhe Tajlanda në vitin 2012.

Spanja dhe Irlanda shpallën njohjen në vitin 2024, Meksika ndoqi këtë në vitin 2025 dhe Franca pritet të bashkohet së shpejti.

Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli ka vrarë në Gaza të paktën 59.700 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, ka shembur sistemin shëndetësor dhe ka çuar në mungesa të mëdha ushqimore.

Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.

Lexuar: 50

Lajme te ngjashme

Bashkëpunimi, forma më efektive e ruajtjes së paqes

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

Nenad Çanak për qeverinë e re në Serbi: „Na doli një Koštunicë kolektive!“

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

Lajmet e fundit

“Ndjej turp, dorëzim qesharak”: Haxhi Krasniqi ‘godet’ Nelson Hysën, e kritikon ashpër

29 Nëntor, 2026

Pa kaluar as 24 orë, kapet i dyshuari i parë për dhunën ndaj punëtorëve të “Higjienës Komunale”; Iseni: Askush nuk është mbi ligjin!

29 Nëntor, 2026

Ademi: Na është kthyer koha e viteve të nëntëdhjeta!

29 Nëntor, 2026

BDI kërkon hetim urgjent: A ishte sulmi ndaj dy punëtorëve shqiptarë në Shkup me motiv etnik?

29 Nëntor, 2026

Thaçi mobilizon strukturat e PDSh-së në Gostivar, në fokus zhvillimet politike dhe interesat e shqiptarëve

29 Nëntor, 2026

Albi Qamili përfaqësoi Tetovën në Vlorë në aktivitetin “Krenaria e kombit dhe ngjyrat e traditës”

29 Nëntor, 2026

Sulmohen dy punonjës të Higjienës Komunale në Shkup! Astrit Iseni dyshon për motive etnike

29 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.