Ridvan Dervishi – Emri i humanizmit dhe zemrës së madhe në Kumanovë

Në një kohë kur humanizmi po zbehet e ndihma për të tjerët shpesh harrohet, Ridvan Dervishi vazhdimisht paraqet një dritë shprese në komunitetin tonë.
Ai nuk është vetëm një biznesmen i suksesshëm në Kumanovë, por mbi të gjitha një njeri me shpirt të bardhë dhe me një zemër që rreh për të gjithë.
Prej vitesh, Ridvani është përkrah shumë familjeve në nevojë, duke i ndihmuar në mënyrë të heshtur, pa zhurmë e pa kamera.
Ai ka qenë mbështetës i klubeve sportive, shkollave, organizatave kulturore e mediave lokale – duke e dëshmuar se suksesi ka vlerë të vërtetë vetëm kur ndahet me të tjerët. Humanizmi i tij nuk njeh kufij.
Ai nuk pyet për emra, as për përkatësi – ai thjesht ndihmon aty ku ka nevojë.
Zemra e tij e madhe dhe dora e tij e shtrirë gjithmonë janë pritur me lot gëzimi nga shumë njerëz që ndoshta nuk do ta kishin përballuar ditën pa ndihmën e tij.
Ridvan Dervishi është modeli i njeriut të mirë, që jeton me vlerat e solidaritetit, dashurisë për komunitetin dhe përkushtimit pa kushte. Në një botë ku ka shumë fjalë dhe pak vepra, ai flet pak, por flasin shumë veprat e tij./ Vlora Zenuni Hamiti, Televizioni News

