Skuadra e Prishtinës e fillon sot misionin kualifikues në Conference League.
Në rrethin e dytë kualifikues të këtij kompeticioni, Prishtina do të përballet me skuadrën nga Irlanda e Veriut, Larne, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky takim zhvillohet në stadiumin ‘Ballymena’, duke filluar nga ora 21:00, atje ku fituesja e Kupës së Kosovës, synon fitore dhe rezultat sa më pozitiv.
Bazuar tek vlerat e dy skuadrave, Prishtina ka dyfishin e asaj që ka Larne, por që natyrisht, kualiteti duhet të dëshmohet në fushë.


Kujtojmë që Prishtina u eliminua në raundin e parë kualifikues të Europa League nga Sheriff Tiraspol.
/GazetaBlic Sport/

