Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka shpërndarë sot mandatet e qarkut Tiranë për Partinë Socialiste, Partinë Demokratike, Lëvizjen Bashkë dhe Partinë Mundësia.
Vendimi u mor në mbledhje të posacme nga KQZ, ndërsa vendimarrja u shty për Partinë Socialdemokrate dhe Nismën Shqipëria Bëhet.
Kryekomisioneri Celibashi do të shqyrtoje vendimin për emrin fitues të mandatit të deputetit nga Koalicioni Shqipëria Bëhet.
Vendimi për shpërndarjen e mandatve të qarkut Tiranë erdhi pas shqyrtimit në Kolegjin Zgjedhor.

