Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

29 Nëntor, 2026

Ardi Saiti i riu nga Kumanova, u prit me nderime në familjen heroike Jashari në Drenicë

29 Nëntor, 2026

Policia qëllon me plumb gome deputetin e PD-së

29 Nëntor, 2026

Imërlije Saliu: Për dy vite e gjysmë qeverisje, VLEN ka rezultate konkrete

29 Nëntor, 2026

Arrestohen dy persona nga Kumanova, dyshohen për vjedhje në kazermë

29 Nëntor, 2026

Venera Azizi me mesazh të fortë për kumanovarët: Kërkoni atë që u takon, na kërko llogari!

29 Nëntor, 2026

Pasuria e liderëve politikë: Çfarë deklaruan para dhe pas marrjes së funksioneve?

29 Nëntor, 2026

Shkon në Kuvend propozimi për lirimin e makinave, dogana nga 7.000 € pritet të bjerë në rreth 2.700 €!

29 Nëntor, 2026

Sela takohet me deputetin austriak Minnich, në fokus integrimi evropian (FOTO)

29 Nëntor, 2026

Nenad Çanak për qeverinë e re në Serbi: „Na doli një Koštunicë kolektive!“

29 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Lapaj sfidon Endri Shabanin: Të respektojmë marrëveshjen, mandatin ta marrë Greta Ambeli që është më e votuara

TV NewsBy TV News22 Korrik, 2025 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

24 orë para se KQZ të shpërndajë mandatet për Tiranën, Adriatik Lapaj ka tentuar për herë të fundit të arrijë një marrëveshje me aleatin e tij Endri Shabani për fatin e mandatit të vetëm të deputetit që koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” fitoi në 11 maj. Në një konferencë me gazetarët Lapaj deklaroi që ai vetë nuk do ta marrë mandatin e deputetit, duke ftuar Endri Shabanin të bëjë të njëjtin veprim.

“Z. Shabani, ju pres! Ejani të respektojmë marrëveshjen, të japim dorëheqjen dhe mandatin ta marrë ajo që qytetarët e zgjodhën me votë të lire, znj. Greta Ambeli, kandidatja më e votuar e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet””, tha Lapaj.

Nëse nuk do të arrihet një marrëveshje, atëherë nesër në KQZ,  Lapaj do të tentojë që të pranohen dorëheqjet e dhëna nga kandidatët e listës së mbyllur në 11 maj.

Por meqenëse Kodi nuk i njeh dorëheqjet paraprake, atëherë 64 mijë qytetarët që votuan koalicionin “Nisma Shqipëria bëhet” do t’i përfaqësojë në parlament kushërira e parë e Adriatik Lapaj, Kleana Xhuveli në mënyrë që deputet të mos bëhet daja i Endrit Shabanit, Zeqir Kordhoni.

“Kleana Xhuveli e renditur e 4 do të marrë mandatin”, tha Lapaj.

Ndërkohë Endri Shabani në një postim në rrjetet sociale akuzoi Lapajn se nuk mbajti premtimin për të dhënë dorëheqjen nëse koalicioni merrte vetëm një mandat, duke justifikuar vendimin e dajës se tij për të marrë mandatin e deputetit.

Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani garuan në një koalicion në zgjedhjet e 11 majit. Ata vendosen në listën e mbyllur të deputetëve familjarët e tyre, ndërsa vetë garuan në listën e hapur për të treguar se besojnë tek vota e qytetarëve.  Kandidati më i votuar në Tiranë doli Adriatik Lapaj por që ai të marrë mandatin duhet që 12 kandidatet e listës së mbyllur të japin dorëheqjen.

Daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni i renditur i 9 në listën e mbyllur ndërroi mendje dhe kërkoi në KQZ mandatin e deputetit. Si kundërpërgjigje mandatin e kërkoi edhe Kleana Xhuveli, kushërira e Adriatik Lapajt e renditur e 4. Nëse situata nuk ndryshon, deputete nesër do të bëhet kushërira e Adriatik Lapajt e cila do përfaqësojë qytetarët që vendosën në 11 maj të votonin për një alternativë të re politike.

Lexuar: 20

Lajme te ngjashme

Policia qëllon me plumb gome deputetin e PD-së

21 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga

Formalizohet marrëveshja për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kurti kërkon bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës

“Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne”/ Pas revoltës së 28 Nëntorit, sot sërish protestë kombëtare

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

Lajmet e fundit

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

29 Nëntor, 2026

Ardi Saiti i riu nga Kumanova, u prit me nderime në familjen heroike Jashari në Drenicë

29 Nëntor, 2026

Policia qëllon me plumb gome deputetin e PD-së

29 Nëntor, 2026

Imërlije Saliu: Për dy vite e gjysmë qeverisje, VLEN ka rezultate konkrete

29 Nëntor, 2026

Arrestohen dy persona nga Kumanova, dyshohen për vjedhje në kazermë

29 Nëntor, 2026

Venera Azizi me mesazh të fortë për kumanovarët: Kërkoni atë që u takon, na kërko llogari!

29 Nëntor, 2026

Pasuria e liderëve politikë: Çfarë deklaruan para dhe pas marrjes së funksioneve?

29 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.