Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

29 Nëntor, 2026

Ardi Saiti i riu nga Kumanova, u prit me nderime në familjen heroike Jashari në Drenicë

29 Nëntor, 2026

Policia qëllon me plumb gome deputetin e PD-së

29 Nëntor, 2026

Imërlije Saliu: Për dy vite e gjysmë qeverisje, VLEN ka rezultate konkrete

29 Nëntor, 2026

Arrestohen dy persona nga Kumanova, dyshohen për vjedhje në kazermë

29 Nëntor, 2026

Venera Azizi me mesazh të fortë për kumanovarët: Kërkoni atë që u takon, na kërko llogari!

29 Nëntor, 2026

Pasuria e liderëve politikë: Çfarë deklaruan para dhe pas marrjes së funksioneve?

29 Nëntor, 2026

Shkon në Kuvend propozimi për lirimin e makinave, dogana nga 7.000 € pritet të bjerë në rreth 2.700 €!

29 Nëntor, 2026

Sela takohet me deputetin austriak Minnich, në fokus integrimi evropian (FOTO)

29 Nëntor, 2026

Nenad Çanak për qeverinë e re në Serbi: „Na doli një Koštunicë kolektive!“

29 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

E pa gjithë bota! CEO që tradhtoi gruan me kolegen “thyen heshtjen”: Më cënuan privatësinë

TV NewsBy TV News18 Korrik, 2025 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Andy Byron, CEO i kompanisë teknologjike Astronomer, ka reaguar për herë të parë pasi u bë pjesë e një skandali viral gjatë një koncerti të Coldplay në Massachusetts, ku u kap nga kamera duke përqafuar në mënyrë intime një grua që nuk ishte bashkëshortja e tij.

Ngjarja ndodhi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në ekranin gjigant të koncertit, ku Byron u pa duke e përqafuar gruan nga pas dhe duke lëvizur në sinkron me muzikën. Por sapo kuptuan që ishin në qendër të vëmendjes, të dy u larguan me nxitim nga kamera.

Frontmeni i Coldplay, Chris Martin, komentoi në mënyrë spontane dhe me humor:

“Shikoni këta të dy… ose janë në një lidhje të fshehtë, ose janë thjesht shumë të turpshëm.”

Koment që, sipas shumë ndjekësve, doli të ishte më shumë se sa një batutë.

Pas ditësh të tëra spekulimesh dhe presioni publik, Byron publikoi një deklaratë publike ku mori përgjegjësinë për atë që ndodhi:

“Dua të pranoj momentin që është shpërndarë online dhe zhgënjimin që ka shkaktuar. Ajo që duhej të ishte një natë gëzimi dhe muzike, u kthye në një gabim personal, i bërë publikisht. I kërkoj ndjesë sinqerisht bashkëshortes sime, familjes sime dhe ekipit në Astronomer. Ju meritoni më shumë nga unë si partner, baba dhe lider.”

Ai shtoi se po tërhiqet përkohësisht për t’u reflektuar dhe për të vendosur hapat e ardhshëm, si personalisht ashtu edhe profesionalisht, duke kërkuar privatësi gjatë këtij procesi.

Por Byron shprehu edhe pakënaqësinë e tij që momenti intim u bë publik pa pëlqimin e tij:

“E konsideroj shqetësues që një moment privat u ekspozua pa lejen time. E respektoj artin dhe performancën, por duhet të reflektojmë më thellë mbi ndikimin e kthimit të jetës së dikujt tjetër në spektakël.”

Në fund, Byron citoi një varg nga kënga e njohur e Coldplay, “Fix You”:

“Dritat do të të udhëheqin drejt shtëpisë, do të ndezin kockat e tua, dhe unë do të përpiqem të të ndreq.”

Megjithatë, reagimet në rrjetet sociale nuk kanë qenë aspak të buta. Përdoruesit në X (ish-Twitter) e akuzuan Byron se po përpiqet t’i hedhë fajin grupit Coldplay për veprimet e veta.

“Fajëson Coldplay sepse përqafoi të dashurën në një event publik? E pakuptimtë. Maturia nuk duket askund. Shpresoj që bashkëshortja e tij të marrë çdo qindarkë në divorc,” – shkroi një komentues.

Një tjetër shtoi:

“Deklarata më arrogante dhe e shkëputur nga realiteti që mund të vijë nga një CEO. Andy Byron, ti nuk po përpiqesh të ‘ndreqësh’ askënd përveç vetes.”

Për momentin, nuk dihet nëse Byron do të qëndrojë në detyrë si CEO i Astronomer apo nëse do të ketë pasoja të tjera për karrierën e tij.

/vizionplus.tv

Lexuar: 29

Lajme te ngjashme

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

Nenad Çanak për qeverinë e re në Serbi: „Na doli një Koštunicë kolektive!“

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

Lajmet e fundit

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

29 Nëntor, 2026

Ardi Saiti i riu nga Kumanova, u prit me nderime në familjen heroike Jashari në Drenicë

29 Nëntor, 2026

Policia qëllon me plumb gome deputetin e PD-së

29 Nëntor, 2026

Imërlije Saliu: Për dy vite e gjysmë qeverisje, VLEN ka rezultate konkrete

29 Nëntor, 2026

Arrestohen dy persona nga Kumanova, dyshohen për vjedhje në kazermë

29 Nëntor, 2026

Venera Azizi me mesazh të fortë për kumanovarët: Kërkoni atë që u takon, na kërko llogari!

29 Nëntor, 2026

Pasuria e liderëve politikë: Çfarë deklaruan para dhe pas marrjes së funksioneve?

29 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.