Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

29 Nëntor, 2026

Ardi Saiti i riu nga Kumanova, u prit me nderime në familjen heroike Jashari në Drenicë

29 Nëntor, 2026

Policia qëllon me plumb gome deputetin e PD-së

29 Nëntor, 2026

Imërlije Saliu: Për dy vite e gjysmë qeverisje, VLEN ka rezultate konkrete

29 Nëntor, 2026

Arrestohen dy persona nga Kumanova, dyshohen për vjedhje në kazermë

29 Nëntor, 2026

Venera Azizi me mesazh të fortë për kumanovarët: Kërkoni atë që u takon, na kërko llogari!

29 Nëntor, 2026

Pasuria e liderëve politikë: Çfarë deklaruan para dhe pas marrjes së funksioneve?

29 Nëntor, 2026

Shkon në Kuvend propozimi për lirimin e makinave, dogana nga 7.000 € pritet të bjerë në rreth 2.700 €!

29 Nëntor, 2026

Sela takohet me deputetin austriak Minnich, në fokus integrimi evropian (FOTO)

29 Nëntor, 2026

Nenad Çanak për qeverinë e re në Serbi: „Na doli një Koštunicë kolektive!“

29 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

150 aplikime për njohjen e sigurimeve shoqërore me Italinë, Gonxhja: Mundëson përfitimin e pensioneve

TV NewsBy TV News17 Korrik, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Mbi 150 shtetas shqiptarë kanë nisur zyrtarisht procedurat për njohjen e sigurimeve shoqërore me Italinë, pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes dypalëshe më 1 korrik 2025.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit  Blendi Gonxhe, zhvilloi një takim me Drejtoreshën e  e Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore në Itali, Valeria Vittimberga, dhe përfaqësues të ambasadës italiane në Shqipëri.

Sipas Gonxhes, kjo marrëveshje historike i hap rrugë njohjes së ndërsjellë të periudhave të sigurimit dhe mundëson përfitimin e pensioneve sipas legjislacionit kombëtar të secilit shtet.

Deri më tani, kërkesat e para lidhen kryesisht me bashkimin e periudhave të sigurimit për përfitimin e pensionit në Itali, por edhe nga qytetarë që nuk plotësojnë minimumin prej 15 vitesh sigurim në Shqipëri.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka ngritur të gjithë infrastrukturën për të përpunuar këto aplikime dhe ka vendosur komunikim elektronik me palën italiane, duke shpejtuar procedurat.

POSTIMI I BLENDI GONXHE:

Mbi 150 shtetas shqiptarë kanë nisur procedurat në zbatim të marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore me shtetin italian, e cila ka hyrë në fuqi nga data 1 Korrik 2025.

Së bashku me Znj. Valeria Vittimberga, Drejtoreshë e Përgjithshme e Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore në Itali dhe me përfaqësues të ambasadës Italiane në Shqipëri, zhvilluam një takim për të ndjekur nga afër hapat e parë të zbatimit të kësaj marrëveshjeje historike, që synon garantimin e të drejtave të punëmarrësve shqiptarë dhe italianë që kanë kontribuar në të dy vendet.

Marrëveshja i hap rrugë njohjes së ndërsjellë të periudhave të sigurimit dhe mundëson përfitimin e pensioneve sipas legjislacionit kombëtar të secilit shtet. Deri më tani, kërkesat e para janë kryesisht për bashkimin e periudhave të sigurimit për qëllime pensioni në Itali, si dhe nga individë që nuk plotësojnë minimumin prej 15 vite sigurim në Shqipëri.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka ngritur të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të pritur dhe përpunuar këto kërkesa, si dhe për të realizuar komunikimin e drejtpërdrejtë dhe efikas me palën italiane. Shkëmbimi i formularëve midis dy institucioneve do të kryhet në mënyrë elektronike, duke reduktuar ndjeshëm kohën e procedurës dhe duke lehtësuar ndjeshëm shërbimin për qytetarët.

Në funksion të transparencës dhe udhëzimit të saktë për qytetarët, janë publikuar tashmë të gjitha udhëzimet dhe manualet që shpjegojnë hapat që duhen ndjekur për çdo kategori aplikuesi.

Kjo marrëveshje përfaqëson një hap domethënës në drejtim të mbrojtjes sociale dhe është një model bashkëpunimi që synojmë ta zgjerojmë edhe me vende të tjera ku jetojnë dhe kontribuojnë shtetasit shqiptarë.

/vizionplus.tv 

Lexuar: 20

Lajme te ngjashme

Policia qëllon me plumb gome deputetin e PD-së

21 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga

Formalizohet marrëveshja për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kurti kërkon bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës

“Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne”/ Pas revoltës së 28 Nëntorit, sot sërish protestë kombëtare

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

Lajmet e fundit

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

29 Nëntor, 2026

Ardi Saiti i riu nga Kumanova, u prit me nderime në familjen heroike Jashari në Drenicë

29 Nëntor, 2026

Policia qëllon me plumb gome deputetin e PD-së

29 Nëntor, 2026

Imërlije Saliu: Për dy vite e gjysmë qeverisje, VLEN ka rezultate konkrete

29 Nëntor, 2026

Arrestohen dy persona nga Kumanova, dyshohen për vjedhje në kazermë

29 Nëntor, 2026

Venera Azizi me mesazh të fortë për kumanovarët: Kërkoni atë që u takon, na kërko llogari!

29 Nëntor, 2026

Pasuria e liderëve politikë: Çfarë deklaruan para dhe pas marrjes së funksioneve?

29 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.