Barcelona njoftoi zyrtarisht se Lamine Yamal do ta mbajë numrin legjendar 10-të duke filluar nga sezoni i ri.
Edhe pse kontrata e re e yllit të Barcelonës u konfirmua më 27 maj, ceremonia e madhe institucionale zhvillohet sot. Yamal mbërriti në zyrat e klubit me familjen e tij, duke mbajtur dorën e gjyshes së tij, transmeton GazetaBlic Sport.
I riu spanjoll trashëgoi fanellën legjendare me numrin 10 të Barcelonës, të cilën më parë e kishin veshur yje të tjerë si Romario, Rivaldo, Diego Maradona, Ronaldinho dhe Lionel Messi.
Our new No. 10 pic.twitter.com/OtaCSGPj6t
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 16, 2025

