Me fillim nga ora 18:00, djelmoshat e Kombëtares së Kosovës U20 në basketboll, do të përballen me kundërshatrët e tyre nga Turqia.
Kjo sfidë do të jetë vendimtare për kombëtaren që do të dalë si fituese nga Grupi D, transmeton GazetaBlic Sport.
Duhet cekur që ‘Dardanët’ kanë siguruar kalimin për herë të parë në një çerekfinale të Evropianit, Divizioni B, por do të ishte një tjetër sukses i madh, nëse do të përfundonin në vendin e parë.
Kosova dhe Turqia kanë nga tri fitore, duke qenë të pamposhtura deri më tani.

