Viktor Kuka është në mesin e futbollistëve të asaj gjeneratës së ‘artë’ tek skuadra e Dritës.
Mbrojtësi i majtë, i cili tashmë luan tek skuadra e Vëllaznimit, deklarohet optimist se skuadra kampione e Kosovës do të kalojë në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.
Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, ai tha se do të jetë një ndeshje e vështirë ndaj Differdange, por që është i bindur në suksesin e ish skuadrës së tij, me të cilën luajti në Evropë.
“Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për Dritën, duke pasur parasysh se kanë hasur në probleme edhe në ndeshjen e parë. Megjithatë, besoj fuqishëm se Drita do të kualifikohet sepse kanë një super skuadër”, deklaroi fillimisht, Kuka.
Kuka, shtoi se nëse Drita e kalon këtë raund, atëherë 100% do të jetë në grupet e Conference League.
“Nëse e kalojnë këtë raund, besoj se drita do të hyjë 100 për qind në grupet e Conference League“, përfundoi Kuka.
/GazetaBlic Sport/

