Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ardi Saiti i riu nga Kumanova, u prit me nderime në familjen heroike Jashari në Drenicë

29 Nëntor, 2026

Policia qëllon me plumb gome deputetin e PD-së

29 Nëntor, 2026

Imërlije Saliu: Për dy vite e gjysmë qeverisje, VLEN ka rezultate konkrete

29 Nëntor, 2026

Arrestohen dy persona nga Kumanova, dyshohen për vjedhje në kazermë

29 Nëntor, 2026

Venera Azizi me mesazh të fortë për kumanovarët: Kërkoni atë që u takon, na kërko llogari!

29 Nëntor, 2026

Pasuria e liderëve politikë: Çfarë deklaruan para dhe pas marrjes së funksioneve?

29 Nëntor, 2026

Shkon në Kuvend propozimi për lirimin e makinave, dogana nga 7.000 € pritet të bjerë në rreth 2.700 €!

29 Nëntor, 2026

Sela takohet me deputetin austriak Minnich, në fokus integrimi evropian (FOTO)

29 Nëntor, 2026

Nenad Çanak për qeverinë e re në Serbi: „Na doli një Koštunicë kolektive!“

29 Nëntor, 2026

Tre ditë nga grabitja e arit në Kumanovë: Si lëvizën autorët e maskuar dhe ku dyshohet se janë arratisur

29 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

TV NewsBy TV News14 Korrik, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Irani nuk do të marrë pjesë në negociata për programin e tij bërthamor nëse Shtetet e Bashkuara këmbëngulin në ndërprerjen e pasurimit të uraniumit.  Këtë qëndrim e bëri të qartë këshilltari i liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, Ali Akbar Velayati.

“Nëse ndërprerja e pasurimit të uraniumit vendoset si kusht për negociatat, atëherë është e sigurt që ato nuk do të zhvillohen,” deklaroi ai gjatë një takimi me ministrin e Brendshëm të Pakistanit, Mohsin Naqvi, sipas agjencisë shtetërore iraniane IRNA.

Prej muajit prill, Irani dhe SHBA kanë zhvilluar pesë raunde bisedimesh, me ndërmjetësimin e Omanit. Por dialogu u ndërpre pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit më 13 qershor, që çoi në një përshkallëzim 12-ditor të dhunës, i njohur tashmë si “lufta 12-ditore”.

Një takim i planifikuar mes delegacioneve të Iranit dhe SHBA për më 15 qershor u anulua për shkak të konfliktit.

Pavarësisht tensioneve, presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka riafirmuar angazhimin e vendit ndaj rrugës diplomatike. Në një deklaratë zyrtare të publikuar në faqen e presidencës, ai theksoi: “Vazhdojmë të besojmë se dritarja e diplomacisë mbetet e hapur dhe do ta ndjekim këtë rrugë paqësore me seriozitet.”

Irani nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në tryezën e bisedimeve me SHBA-në. Megjithatë, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, aktualisht nuk është rënë dakord për asnjë datë apo vend për një takim të mundshëm mes ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, dhe të dërguarit të posaçëm amerikan, Steve Witkoff.

Lexuar: 20

Lajme te ngjashme

Nenad Çanak për qeverinë e re në Serbi: „Na doli një Koštunicë kolektive!“

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

Lajmet e fundit

Ardi Saiti i riu nga Kumanova, u prit me nderime në familjen heroike Jashari në Drenicë

29 Nëntor, 2026

Policia qëllon me plumb gome deputetin e PD-së

29 Nëntor, 2026

Imërlije Saliu: Për dy vite e gjysmë qeverisje, VLEN ka rezultate konkrete

29 Nëntor, 2026

Arrestohen dy persona nga Kumanova, dyshohen për vjedhje në kazermë

29 Nëntor, 2026

Venera Azizi me mesazh të fortë për kumanovarët: Kërkoni atë që u takon, na kërko llogari!

29 Nëntor, 2026

Pasuria e liderëve politikë: Çfarë deklaruan para dhe pas marrjes së funksioneve?

29 Nëntor, 2026

Shkon në Kuvend propozimi për lirimin e makinave, dogana nga 7.000 € pritet të bjerë në rreth 2.700 €!

29 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.