Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ardi Saiti i riu nga Kumanova, u prit me nderime në familjen heroike Jashari në Drenicë

29 Nëntor, 2026

Policia qëllon me plumb gome deputetin e PD-së

29 Nëntor, 2026

Imërlije Saliu: Për dy vite e gjysmë qeverisje, VLEN ka rezultate konkrete

29 Nëntor, 2026

Arrestohen dy persona nga Kumanova, dyshohen për vjedhje në kazermë

29 Nëntor, 2026

Venera Azizi me mesazh të fortë për kumanovarët: Kërkoni atë që u takon, na kërko llogari!

29 Nëntor, 2026

Pasuria e liderëve politikë: Çfarë deklaruan para dhe pas marrjes së funksioneve?

29 Nëntor, 2026

Shkon në Kuvend propozimi për lirimin e makinave, dogana nga 7.000 € pritet të bjerë në rreth 2.700 €!

29 Nëntor, 2026

Sela takohet me deputetin austriak Minnich, në fokus integrimi evropian (FOTO)

29 Nëntor, 2026

Nenad Çanak për qeverinë e re në Serbi: „Na doli një Koštunicë kolektive!“

29 Nëntor, 2026

Tre ditë nga grabitja e arit në Kumanovë: Si lëvizën autorët e maskuar dhe ku dyshohet se janë arratisur

29 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Jorida Tabaku dhe deputeti i CDU, Peter Beyer: Sfida demokratike dhe europiane e Ballkanit Perëndimor

TV NewsBy TV News13 Korrik, 2025 Rajoni Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, së bashku me Peter Beyer, drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestagun Gjerman nga CDU, kanë publikuar një editorial të përbashkët në gazetën gjermane Frankfurter Rundschau per procesin e integrimit.

Në mënyrë të veçantë, editoriali nënvizon rëndësinë e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të besueshme, duke theksuar se pa standarde të qarta zgjedhore dhe procese zgjedhore transparente, rajoni nuk mund të ketë asnjë progres real drejt integrimit europian.

Tabaku dhe Beyer kanë bërë apel Bashkimit Europian që të lëvizë përtej retorikës, duke treguar se integrimi europian kërkon veprime konkrete dhe angazhim të vazhdueshëm politik dhe ekonomik për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Shkrimi i plotë:

Nga pluralizmi te progresi: Sfida demokratike dhe europiane e Ballkanit Perëndimor

Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka ndryshuar rrënjësisht peizazhin gjeopolitik të Evropës. Ky është një moment kyç që kërkon jo vetëm më shumë unitet, por edhe një rishikim strategjik të politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian. Në thelb të këtij procesi qëndron një nevojë urgjente: integrimi i Ballkanit Perëndimor në hapësirën demokratike dhe ekonomike të Evropës. Rajoni ndan vlera europiane, synon një të ardhme më të mirë dhe sot, më shumë se kurrë, duhet të trajtohet si një pjesë thelbësore e vetë Bashkimit Evropian.

Rikthimi i vëmendjes dhe energjive drejt zgjerimit duhet të udhëhiqet nga lidership i guximshëm dhe reforma të thella strukturore, parime që prej kohësh janë mbështetur nga Partia Popullore Evropiane (EPP). Zgjedhja e Friedrich Merz si kancelar i Gjermanisë shënon një pikë kthese. Nën drejtimin e CDU-së nisi Procesi i Berlinit, duke krijuar një platformë të re për të shtyrë përpara reformat në rajon edhe në periudha të vështira. Sot, një grup i ri parlamentar për Ballkanin Perëndimor në Bundestag pritet t’i japë një dimension të ri këtij angazhimi. Kjo vëmendje duhet të përkthehet në rezultate konkrete: nxitjen e investimeve të huaja, forcimin e llogaridhënies politike dhe zbatimin e reformave që përforcojnë shtetin e së drejtës dhe institucionet demokratike. Si Bashkimi Evropian ashtu edhe vendet kandidate mbajnë një përgjegjësi të përbashkët – jo vetëm për të vazhduar reformat, por për të përshpejtuar procesin e integrimit.

Ballkani Perëndimor ndodhet në një udhëkryq. Me mbështetjen e duhur, ai mund të kthehet në një urë strategjike midis Evropës dhe Lindjes së Mesme, dhe një burim zhvillimi të qëndrueshëm për vetë kontinentin. Investimet në teknologji, inteligjencë artificiale, energji të rinovueshme dhe industri digjitale mund të hapin një kapitull të ri për zhvillimin ekonomik të rajonit. Por pa qeverisje të mirë dhe institucione funksionale, këto mundësi do të mbeten vetëm potencial i parealizuar.

Zhvillimi ekonomik dhe integrimi politik nuk mund të ecin të ndarë. Vlerat bazë të Bashkimit Evropian – pluralizmi, llogaridhënia dhe sundimi i ligjit – janë të panegociueshme. Demokracia nuk është e plotë pa opozitë funksionale, media të lirë dhe institucione të pavarura. Nuk mjafton të miratohen ligje për të përmbushur kërkesat formale të Brukselit; reforma duhet të përkthehet në përmirësim real të jetës së qytetarëve. Raportet e progresit duhet të vlerësojnë jo vetëm sa ligje janë miratuar, por edhe sa janë zbatuar dhe sa realisht janë ndjerë efektet e tyre.

Demokracia pa opozitë nuk është demokraci. Një opozitë e fortë dhe e besueshme është thelbësore për të balancuar pushtetin dhe për të garantuar zhvillimin demokratik. Pluralizmi duhet të trajtohet si një kriter kyç për anëtarësimin në BE, njësoj si ekonomia funksionale apo reforma në drejtësi. Vetëm përmes konkurrencës politike dhe pjesëmarrjes së shoqërisë civile mund të ndërtohet një integrim evropian me legjitimitet dhe qëndrueshmëri.

Sot ekziston një mundësi reale për të kaluar nga retorika në veprim. Mbi 82% e qytetarëve të rajonit mbështesin bashkëpunimin rajonal si një mjet për rritje ekonomike. Është koha për të shtyrë përpara politika që shkojnë përtej strukturave formale: pavarësi të gjyqësorit, luftë kundër korrupsionit, liberalizim të tregjeve dhe investime në kapitalin njerëzor. BE-ja duhet të rrisë praninë e saj përmes iniciativave që lidhin konsolidimin demokratik me zhvillimin ekonomik.

Gjermania ka një rol të veçantë për të luajtur në këtë proces. Bashkëpunimi parlamentar mes Bundestagut dhe parlamenteve të Ballkanit Perëndimor mund të krijojë një model të ri për ndërtimin e besimit dhe për shkëmbimin e përvojës. Diplomacia parlamentare duhet të jetë pjesë thelbësore e qasjes evropiane – jo vetëm për të forcuar marrëdhëniet ndërqeveritare, por për të fuqizuar institucionet përfaqësuese dhe rolin e deputetëve në vetë procesin e integrimit.

Në këto kohë të paqarta, besueshmëria e Bashkimit Evropian do të matet nga aftësia për të udhëhequr me shembull dhe për të përputhur fjalët me veprimet. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me përfundimin e një procesi të mbetur pezull – por me aftësinë e Unionit për të formësuar të ardhmen e vet strategjike. Nëse BE-ja nuk ofron një rrugë të qartë dhe të besueshme për Ballkanin Perëndimor, boshllëku do të mbushet nga aktorë të tjerë që nuk ndajnë të njëjtat vlera. Kjo do të nënkuptonte më shumë destabilizim, më shumë dezinformim dhe më shumë ndërhyrje në ekonominë e rajonit.

Ky është momenti për një partneritet të vërtetë mes BE-së, vendeve kandidate dhe atyre në procesin e anëtarësimit. E ardhmja është e përbashkët. Nxitja e reformës demokratike, forcimi i pluralizmit politik dhe investimi në transformimin ekonomik nuk janë luks – janë domosdoshmëri. Janë rruga e vetme drejt paqes së qëndrueshme, begatisë dhe legjitimitetit në kufirin juglindor të Evropës.

/vizionplus.tv

Lexuar: 58

Lajme te ngjashme

Policia qëllon me plumb gome deputetin e PD-së

21 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga

Formalizohet marrëveshja për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kurti kërkon bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës

“Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne”/ Pas revoltës së 28 Nëntorit, sot sërish protestë kombëtare

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

Lajmet e fundit

Ardi Saiti i riu nga Kumanova, u prit me nderime në familjen heroike Jashari në Drenicë

29 Nëntor, 2026

Policia qëllon me plumb gome deputetin e PD-së

29 Nëntor, 2026

Imërlije Saliu: Për dy vite e gjysmë qeverisje, VLEN ka rezultate konkrete

29 Nëntor, 2026

Arrestohen dy persona nga Kumanova, dyshohen për vjedhje në kazermë

29 Nëntor, 2026

Venera Azizi me mesazh të fortë për kumanovarët: Kërkoni atë që u takon, na kërko llogari!

29 Nëntor, 2026

Pasuria e liderëve politikë: Çfarë deklaruan para dhe pas marrjes së funksioneve?

29 Nëntor, 2026

Shkon në Kuvend propozimi për lirimin e makinave, dogana nga 7.000 € pritet të bjerë në rreth 2.700 €!

29 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.