Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026

Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

ASH, Taravari: Cili është qëndrimi i VLEN-it për raportin e BE-së dhe akuzat e zyrtarëve qeveritarë ndaj Brukselit?

Suad AvdiuBy Suad Avdiu11 Korrik, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

ASH sot përmes një kumtese i drejtohet opinionit publik dhe përfaqësuesve të koalicionit VLEN me një sërë pyetjesh thelbësore, ku siç thonë, nuk mund të mbeten pa përgjigje në kohën kur Maqedonia e Veriut përballet me izolim të thelluar ndërkombëtar, me ngecje në procesin e integrimeve dhe me retorikë gjithnjë e më të rrezikshme nga vetë eksponentët qeveritarë.

“Zëvendësministrja për Çështje Evropiane dhe zëvendësshefe e negociatave me BE-në, Viktorija Trajkov – ndihmësja politike e ministrit kukull Orhan Ibrahimi – deklaroi qartë në debat televiziv se:
“Për ne, negociatat me çdo kusht nuk ekzistojnë! Nëse çmimi është Maqedonia, gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas – thjesht nuk negociojmë!”

A është ky qëndrimi i Qeverisë që VLEN po e mbron me heshtje?

A është ky qëndrimi që përfaqëson shqiptarët, apo vetëm vijën e kuqe të OBRM-PDUKM-së?

Nuk munguan as qëndrimet e partnerit strategjik të VLEN-it në zgjedhjet lokale, Maksim Dimitrievski, i cili përveç se kritikoi Parlamentin Evropian dhe eurodeputetët për “qëllime fashiste”, bëri thirrje që vendimet për të ardhmen e Maqedonisë të merren “vetëm brenda kufijve të saj” – pra, jashtë ndikimit të BE-së dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Aleanca për Shqiptarët pyet publikisht drejtuesit e grupimit VLEN: A pajtoheni ju me këto deklarata të bashkëpunëtorëve tuaj në qeveri? Cili është qëndrimi zyrtar i VLEN-it për Raportin për Maqedoninë e Veriut të miratuar në Parlamentin Evropian? Përveç deputetes Saranda Imeri-Stafaj – e cila shqiptarët preferon t’i quajë pakicë kombëtare – a ka ndonjë qëndrim tjetër përfaqësuesi juaj për këtë raport kritik dhe alarmues?

Le t’i kujtojmë opinionit disa nga zotimet e VLEN-it: “Nëse nuk realizohen ndryshimet kushtetuese brenda 6 muajve të parë, do të tërhiqemi nga qeveria.” Sot, një vit më vonë, jo vetëm që nuk ka ndryshime kushtetuese, por Evropa na quan çerdhe e Botës Serbe, ndërsa VLEN jo vetëm që nuk është larguar nga pushteti, por hesht, hesht dhe hesht.

Kryeministri Mickoski deklaron se “Evropa tregoi fytyrën e vërtetë” – një mesazh i rrezikshëm që e largon vendin nga vlerat dhe rruga euroatlantike. A pajtoheni edhe me këtë qëndrim, zyrtarë të VLEN-it?“, thonë nga AHS.

Nga atje pyesin VLEN-in se pse nuk u tërhoqën nga qeveria? Pse nuk kërkuan llogari për mosrealizimin e premtimeve që i bëtë shqiptarëve? Apo gjithçka ishte thjesht një marketing elektoral për të zënë karrige?

“Heshtja e VLEN-it është pranim i përfshirjes në një projekt për izolimin e vendit, kapjen e institucioneve nga OBRM-PDUKM dhe largimin nga procesi euro-integrues“, shtojnë nga ASH./Telegrafi/

Lexuar: 39

Lajme te ngjashme

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Lajmet e fundit

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.